Oferta turistike e Ulqinit për verën që vjen do të prezantohet këto ditë në panairet e regjionit.
Kështu prej sot e deri më 9 maj në Prishtinë do të mbahet Panairi i turizmit, ndërsa të enjten manifestim i ngjashëm fillon në Shkup.
Së bashku me përfaqësuesit e Organizatës turistike të Ulqinit, në këto tubime do të marrin pjesë kryetari i komunës Fatmir Gjeka dhe kryetari i Kuvendit komunal Fuad Haxhibeti me bashkëpunëtorë.
Ato thanë se ditët e ardhshme, gjatë kohëzgjatjes së panaireve, do të jenë mysafirë në disa media të njohur të këtyre vendeve.