Organizata joqeveritae “Horizonti i ri” dhe “Fëmijët e Malit të Zi” kanë prezantuar të enjten rezultatet e projektit “Ndërtimi i partneritetit për ofrimin e ndihmës të shërbimit të ri social”.
Është thënë se ky projekt është zhvilluar tetë muaj dhe që ka realizuar qëllimin e tij themelor: përmirësimin e kushteve të jetës së prindërve të vetëm në këtë komunitet.
Si rezultat i projektit është krijuar “Udhëzuesi për prindërit e vetëm”, i pari i këtij tipi në Mal të Zi. Ky publikim është, siç tha koordinatorja e projektit Sabra Gjeçeviq, rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm të organizatave të shoqërisë civile, Qendrës për punë sociale dhe Komunës së Ulqinit.
Për rëndësinë e projektit në këtë prezantim, përveç organizatorit Nazif Veliqit, folën edhe nënkryetari i komunës së Ulqinit Ardijan Mavriqi dhe drejtuesi i Qendrës Meto Duraku.








