Prezantohet agrobuxheti: MË SË SHUMTI PYETJE NGA ULLISHTARËT

Agro (1)Përfaqësuesit e Ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural mbajtën të enjten prezantimin e Agrobuxhetit për vitin 2018 për prodhuesit bujqësor në komunë të Ulqinit.

Siç njoftohet nga ky resor, të pranishmit u njoftuan me masat përkrahëse, kushtet për fitimin e premive, mundësitë e përkrahjes së pakthyeshme për investime përmes thirrjeve publike, pastaj kritereve dhe kushteve të cilat duhet të plotësohen në mënyrë që të arrihet e drejta për përkrahje, si dhe dokumentacionet e nevojshme për disa llojë të përkrahjes. Theksi ishte në masat e reja në Agrobuxhet, të krijuara në bazë të propozimit të bujqëve dhe eksperiencës nga vitet e mëparshme.

Numri më i madh i pyetjeve, të cilët të pranishmit i vendosen gjatë diskutimit, kishin të bënin me përkrahjet për ullishtarinë, si dhe mundësitë e përkrahjes për zgjidhjen e çështjes së ujitjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…