“Besojmë se kemi eventin më të bukur që do ta ringjallë Ulqinin në këtë periudhë, me të cilin mund të tërheqim mysafirë nga i gjithë rajoni”, tha të mërkurën në prezantimin e programit të eventit “Sweet December”, kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari dhe drejtori i Organizatës Turistike Qazim Hoxhiq.
Siç theksuan ata, eventi do të fillojë më 15 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 10 janar, ku do të marrin pjesë një sërë yjesh të rajonit.
“Duke qenë se të gjitha qytetet e tjera të bregdetit janë të fokusuar në natën e ndërrimit të viteve, ne besojmë se mund të bëjmë një punë të mirë dhe të dërgojmë mesazhe të bukura nga Ulqini”, tha Bajraktari.
Hoxhiq shtoi se ngjarja do të kushtojë nga 80 deri në 90 mijë euro, dhe se gjithçka nuk mund të organizohej pa mbështetjen e Komunës.