Prezantohet turi virtual i qytetit: ULQINI FITOI KANALIN MË EFIKAS PËR PROMOVIM

20190821_202521“Turi virtual është hit në botë dhe ne në Organizatën Turistike jemi shumë krenar që komuna ynë fitoi kanalin kaq modern dhe efikas promovues. Ulqini meriton një kanal të tillë, i cili vizitorëve dhe turistëve potencial në mënyrën më të bukur do të ja prezantojë qytetin tonë, bukuritë e tija natyrore, monumentet kulturore dhe atraksionet turistike”, tha drejtori i OT Ulqin Fatmir Gjeka.

Duke folur në prezantimin e Turit Virtual në hotelin “Mediteran” ai theksoi se me këtë akt praktikisht u shënua fillimi i fushatës për sezonin 2020.

Për detajet teknike të krijimit të Turit Virtual foli drejtori ekzekutiv i kompanisë “Falco Nero” nga Herceg – Novi Dejan Stojanoviq, i cili drejtoi këtë projekt. Ai tha se kjo platformë është në tre gjuhë, ka 100 pika dhe ekziston mundësia për zgjerim.

“Ulqini fitoi mjetin më efikas për promovimin turistik, të cilin nuk e ka asnjë komunë në Mal të Zi, e rrallë ndonjëra në rajon”, tha Stojanoviq.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, i cili së bashku me disa anëtarë të kabinetit ishte i pranishëm në prezantim, vlerësoi se OT bëri punë shumë të mirë.

Turi Virtual mund të shikohet në faqen https://ulcinj360.com/.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do