Pas një sëmundje të shpjetë dhe të rëndë me 31 janar 2014 ndrroji jetë Lano SEFA. Ka qenë i lindur në Qyrke(Ulqin) në vitin 1947. Studimet nga ekonomia i përfundon në Pejë në vitin 1972. Si ekonomist i ri punësohet në hotelin “Albatros” ku së shpejti arriti që të kryej detyrën e finansierit kryesor. Në ato vite kjo sipërmarrje hotelierike nën udhëheqësinë e z.Filip Martinoviq ka qenë ndër organizatat më të mira turistike në Ulqin si edhe në rajon.Pas riorganizimit të shërbimit shëndetësor në vitin 1979 me propozimin e disa ekspertave ekonomik të Ulqinit si edhe me kërkesën e drejtorisë së atëherëshme zgjidhet për shefin e parë të kontabiltetit të Shtëpisë shëndetit. Lano Sefa është një ndër themelusit e Shtëpisë së shëndetit të Ulqinit të pavarur. Duke respektuar punën e tij edhe atëherë edhe tani kjo organizatë publike shëndetësore ka pasur një stabilitet finansiar.Në kohën pas termetit me 15 prill 1979 ka ndihmuar në rindërtimin e të gjithë objekteve shëndetësore të cilët sot janë në përdorim. Gjitahashtu, ka qenë shumë aktiv në përcjelljen e realizimin e reformës në shërbimin parësor në Shtëpinë e shëndetit.Sëmundja e ndaloji aktivitetin e vullnetin e tij. Në fillim të këtij viti i dorzoji dokumentat për pension. Vendimi i arriti me 20 janar 2014. Por nuk priti që ta marr as pensionin e parë. Me të gjithë drejtorat e deritanishëm ka pasur bashkëpunim të mirë dhe korekt. Gjithmonë, ka qenë në punë i rregulltë, nuk ka folur shumë, por çdo gjë e ka punuar me një seriozitet dhe profesionalizëm të veçantë.
Të gjitë ne kemi respekt për çdo gjë që ka bërë për kolektivin tonë. Ngushëllimet tona i takojnë edhe familjes së tij të nderuar.