Reaksionet alergjike shfaqen kur trupi percepton në mënyrë të gabuar një substancë si të dëmshme. Faktorë gjenetikë, të mjedisit , metabolikë dhe shumë faktorë të tjerë të paqartë janë përgjegjës për këtë fenomen. Mosha e fëmijërisë nuk përjashtohet nga ky rregull.
Alergjenët më të zakonshëm dhe të njohur përfshijnë polenin e luleve, mykun/myshqet, epitelet e kafshëve dhe pluhurin. Alergjitë e ushqimeve dhe të ilaçeve janë të zakonshmet.Reaksione alergjike gjithashtu mund të shkaktohen dhe nga pickimi i insekteve, bizhuteritë, kozmetiket, erëzat dhe substanca të tjera. Disa njerëz kanë reagime të tipit alergjik në temperatura të nxehta ose të ftohta, në rrezet e diellit ose në faktorë të tjerë shkaktues të mjedisit. Në disa raste, fërkimi mund të shkaktojë simptoma.
Një alergji e caktuar nuk kalon zakonisht tek pasardhësit, d.m.th. nuk është e trashëguar. Megjithatë, në qoftë se prindërit tuaj kanë alergji, është shumë e mundshme që të keni dhe ju. Mundësia është më e madhe nëse alergji ka nëna juaj.
Alergjitë mund të keqësojnë sëmundje të caktuara, të tilla si sinuset e hundës, ekzema dhe astma.
Simptomat alergjike janë të ndryshme, por mund të përfshijnë: Probleme të frymëmarrjes (kollë,dispne), Lotim të syve, djegie apo kruajtje në sy, Konjunktivite (sy të fryrë, të kuq), kollë, diarre, dhimbje koke. Urtikaria:kruarje në hundë, gojë, fyt, lëkurë apo në zonë tjetër. Rrjedhje nga hundët. Ekzantema (njolla) të lëkurës. Ngërçe të stomakut (dhimbje barku),të vjella. Fishkëllima të frymëmarrjes Pjesa e trupit që vjen në kontakt me alergjenët luan një rol të rëndësishëm për simptomat që zhvillohen. Për shembull:
- Alergjenët që rekrutohen nga fryma shpesh shkaktojnë bllokim të hundës, kruajtje në hundë dhe fyt, prodhim të mukusit në hundë, kollitje apo fishkëllima të frymëmarrjes.
- Alergjenët që prekin sytë mund të shkaktojnë kruarje, lotim të syve, sy të enjtur të kuq.
- Konsumimi i ushqimeve ndaj të cilave ju mund të jeni alergjikë, mund të shkaktojë të përziera, të vjella, dhimbje barku, ngërçe, diarre ose një reagim të rëndë, kërcënues për jetën.
- Alergjenët që prekin lëkurën mund të shkaktojnë ekzantemë të lëkurës, urtikari, kruarje, flluska apo edhe deskuamim (luspim) të lëkurës.
Alergjitë që shkaktohen nga ilaçet përfshijnë të gjithë trupin dhe mund të çojnë në shumëllojshmëri të simptomave.
Rinitisi alergjik
Është çrregullim simptomatik nazal nga inflamacioni e cili vjen pas ndikimit mukozës të hundëve me alergjen dhe faktorë provukues.Karakterizohet me inflamacion kronik dhe hiperaktivitet i rrugëve të frymarrjes.Është rritje e imunoglobulinëve specifik IgE.Shpesh herë egzistonë edhe predispozicioni atopik.Kjo sëmundje trajtohet si problem shëndetësor global.
Etiologjia/faktortë e rriskut:Sipas statistikave të OSHB, sëmundjet alergjike janë në të katërtin vendin sa i takon sëmundjeve kronike. Rinitisi alergjik paraqet sëmundjen më të shpesht alergjike prej të cilës janë të sëmuar 10-25% e popullatës në mëvarsi prej vendit.Kjo dmth se ka përmasa epidemike.Më së shumti është prezente në fëmijëri dhe në adoleshencë .Është vërtetuar se në botë 15-20% të rinjë kanë simptomet e rinitisin alergjik.Në tokat e zhvilluara industriale sëmundja lajmërohet në 20-30% e popullatës, si edhe deri në 40 % te fëmijët dhe ka tendencën e rritjes.Edhe rastet me astmën janë dyfishuar prej vitit 1980, gjithashtu dermatiti atopik është më i shpeshtë në dekadat e fundit.Ekspanzioni i këtyre sëmundjeve ka spjegim se popullata në përgjithësi është nën ndikimin e alergjeneve senzibilues si edhe faktorëve provokues.Gjithashtu është edhe zvoglimi i imunitetit.Kjo gjë rezultohet prej ndryshimeve në jetë, ushqimit, në rethinën jetësore si edhe ndryshimeve klimatike globale.
1.faktortë gjenetik.
2.faktorët e ambientit të jashtëm:prezenca e alergenëve në ambinetet e mbyllura,,pluhërat, myku,posaçarisht ndikojnë aeroalergjenët( ekskretet, myku.pluhërat-Dermatophagoides pterinossimus dhe dermatophagoides farinae dhe epidermis.3.ndikim i infeksionit
4.faktorët e ushqimit.Në ushqim( vezët, qumshti,peshku,arrat, kikiriki ,grosha-fasuli janë prezentë alergjenët nga proteinët .Disa alergjen të ushqimit gërshetohen me ato të polenit.Mendohet se gjidhënia është faktor parandalues për paraqitjen e rinitisit alergjik.
Klinika.Rinitisi alergjik paraqitet më së shumëti te fëmijët shkollor dhe te të rrinjët.Simptomet e para i presim në vitet 5-10,kurse kulminimi është prej 20-30 vjetsh.Shumë rallë rinitisi alergjik paraqitet në vitin e parë të jetës , gjithashtu rallë paraqitet pas 65 v.Më i shpeshtë është te gjënia mashkullore.Prej të gjithë rasteve të sëmuarve prej rinitisit 20 % të sëmuarëve kanë formën alergjike.
Rinitis alergjik sezonal –Alergjit nga poleni i luleve dhe barit
Sinonimet për këte sëmundje janë:polinoza,ethet polinoze,konjuktiviti alergjik.Manifestohet në ditët e pranverës në sezonin e polenit.Ditët e para të pranverës dhe temperaturat e larta kanë shkaktuar alergji te shumë persona, të cilët i drejtohen mjekëve tyre specialistëve për ndihmë. Poleni i luleve dhe barit që sapo ka mbirë, janë shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundjeje shumë bezdisëse.Është fakti që shumë nga pacientët kanë alergjinë nga poleni, duke kaluar në astmatikë të përjetshëm.
Moshat më të prekura nga alergjia e polenit, janë moshat aktive, 20 deri në 40 vjeç, por problematike janë edhe moshat e vogla, mbi 5 vjeç.
Klinika.Në alergjitë e pranverës bëjnë pjesë kryesisht alergjitë nga polenit e barishteve, të cilat rriten dhe zhvillohen në këto muaj, polenet çelin në varësi të kohës dhe temperaturave.Hunda është e para që shfaq shenjat e alergjisë nga poleni. Kur poleni bie në kontakt me mukozën e hundës atëherë zhvillohet mekanizmi apo reaksioni alergjik edhe shfaqen shqetësimet që janë:teshtimat e forta, kullim hundësh, kruarje të hundës ose të lëkurës pranë saj,kruarje të syve, enjtje përreth indeve të syve, lotim të syve dhe kollë”, – këto janë shenjat tipike të një alergjie pranverore nga poleni. Shqetësimet nga hunda në një pjesë të rasteve janë të shoqëruara me shqetësime nga sytë me konjuktivitin alergjik dhe të dyja këto shton ajo bëjnë atë që quhet rrufë.
Shkaktarët dhe këshilla.Shkaktarët kryesorë janë barishtet dhe lulet e ndryshme, pasi poleni përhapet me kilometra larg, – bari i zakonshëm është varianti më i egër i alergjisë, sepse poleni i saj është shumë i lehtë dhe përhapet lehtë në ajër. Ndërkohë, ndotja e ambientit, , ndikon fuqishëm mbi pacientët me alergji pasi dhe poleni bëhet më shumë acarues. Në këto ndotës, sipas saj, ndikojnë ndotja nga makinat si edhe pluhurat. Këta shkaktarë ia rrisin jetën këtyre polenëve në ajër dhe lehtësohet hyrja e tyre nga hunda dhe goja dhe futen direkt në mushkëri.
Këshilla .alergjia e polenit padyshim që ka pasoja. Një alergji e tillë mund të kthehet në astmë të përjetshme.Alergjia nga poleni mund të sjellë edhe komplikacione të tjera si sinozit, si pasojë e bllokimit të vazhdueshëm të hundëve, mungesë të nuhatjes etj. Ndërkohë, për të shmangur këto pasoja, që sapo të vihen re shenjat e para të sëmundjes, pacientët t’i drejtohen mjekut specialist dhe të mos përdorin medikamentepa këshillën e tyre.
Në ditët me diell dhe shumë erë personat alergjikë nuk duhet të dalin jashtë.Gjithashtu, këshillohet që alergjikët të mbajnë syze dielli kur ka erë, për të shmangur kontaktin e polenit me sytë. Fëmijët e vegjël që janë me alergji, nuk duhet të luajnë në lulishtet me bar, pasi këto polene mund t’i marrin me vete në rroba dhe flokë dhe kur shkojnë në shtëpi, gjatë natës, duke pasur polenin në flokë, ai me anë të ajrit lëviz dhe futet në mushkëri
Prevenimi dhe mjekimi.Redukimi i alergjenëve dhe faktorëve provokues,Farmakoterapia,Imunoterapia specifike,Mjekimi kirurgjikal,Edukimi i të sëmuarve
Farmakoterapia.Modulatorët e histaminës,Glikokortikoidët,Medikamentët antialergjik,Medikamentët antikolinergjik,Medikamentet vazokonstriktorë,Modulatorët e leukotrienit,Modulatorët e citokinit,Anti-imunoglobulinët E –IgE.
Astma bronkiale
Kjo është një nga sëmundjet më të shpeshta kronike në mbarë botën.Përbën shkakun kryesor të mungesës nga shkolla dhe nga puna.Inflamacioni kronik shkakton një rritje lidhur me hiper-reaktivitetin bronkial që çon në episode të përsëritura të fishkëllimës së gjoksit, vështirësi të frymëmarrjes, shtrëngim të gjoksit dhe kollë veçanërisht gjatë natës ose në mëngjes herëtBronket e personave me astmën më janë shumë të ndjeshme kryesisht ndaj faktorëve të ndryshëm të jashtëm ( të njohur edhe si faktorë alergjenë) si edhe ndaj faktorëve të tjerë irritues.
Si mund të dyshohet për astmën?Episode të përsëritura të fishkëllimës së gjoksit,
kollë gjatë natës,kollë apo gulçime të gjoksit pas një ushtrimi fizik, gulçime, shtrëngim në gjoks pas ekspozimit ndaj alergjenëve apo ndotësve të ndryshëm të ambjentit.Ftohjet “zbresin në gjoks”, ose zgjasin më shumë se 10 ditë.
Diagnoza .Historiku i shëndetit – simptomat karakteristike,ekzaminimi klinik,matjet e funksionit frymëmarrës të mushkërive,matjet e sfondit alergjik për të zbuluar faktorët e rrezikut
Simptomat e astmës fillojnë kur alergjenët ose lëndët irrituese shkaktojnë ngushtim dhe inflamacion të mureve bronkiale, të cilat nga ana e tyre shkaktojnë për pasojë akoma më shumë prodhimin e mukozës. Prodhimi i tepërt i mukozës shkakton bllokim të rrugëve të frymëmarrjes duke penguar gjithnjë e më tepër rrjedhjen e mëtejshme të ajrit dhe duke shkaktuar në këtë mënyrë atë që ne e quajmë krizë e astmës-opstrukcioni bronkial. Simptomat kryesore: Trajtimi terapeutik përfshin shmangien e faktorëve që shkaktojnë krizën e astmës, kontrollin e simptomave si edhe marrjen e ilaçeve.
Faktorët që mund të shkaktojnë krizën e astmës janë::ndotja e mjedisit,pluhuri.myku,pjalmet e luleve,tymi i duhanit,qimet e lëkurës së kafshëve,ushtrimet fizike,ndryshimet e temperaturës, disa ushqime,lëndët e ndryshme prezervative të ushqimeve.Ilaçet mjekësore (p.sh.aspirina, anti-inflamatorët josteroidal, antibiotikët, etj). Gjithashtu edhe zbaticat gastrike të ezofagut,sinuset,ankthi, gjëndjet e ngarkuara emocionale,parfumet, erë të forta, deodorant,viruset, mikrobet.