Stacioni Shëndetësor në Katërkollë
Ambulanca e parë në vitin 1949
Në Katërkollë për nevojat e shërbimit shëndetësor dhe të mbrojtjes shëndetësore të popullatës, në vitin 1949 është ndërtuar Ambulanca nga materiali i fortë.
Në Anën e Malit, në Katërkollë, shërbimi shëndetësor ka nisur mjaft vonë me emrin Ambulanca. Një shërbim shëndetësor i organizuar në atë anë nuk ka ekzistuar fare deri në vitin 1949. Tek atëherë, për herë të parë është hapur Ambulanca, e cila ka qenë në kuadrin e shërbimit shëndetësor të Ulqinit. Shumë vite, punëtorët shëndetësorë, para së gjithëve mjekët e Ulqinit, kanë shkuar në Katërkollë një ose dy herë në javë, ose nëse janë thirrur për rastet e të sëmurëve të palëvizshëm.
Në mes të dy luftërave botërore të sëmurët kanë shkuar në Tivar, në Ulqin ose në Shkodër (Shqipëri) dhe u janë drejtuar mjekëve apo punëtorëve të tjerë shëndetësorë për mbrojtje shëndetësore.
Po ashtu për barnat e rekomanduar kanë shkuar nëpër qytete të tjera dhe në ato barnatore i kanë gjetur barnat e kërkuara. Shumë herë kanë hequr dorë nga barnat e nevojshme shkaku i varfërisë në të cilën e kanë jetuar. Bartja e të sëmurëve, në përgjithësi transporti i njerëzve dhe i mallrave ka qenë shumë i vështirë, sepse nuk ka pasur as rrugë as mjete transporti.
Ambulanca e përkohshme montazhe “Besko” – Vllasotinci (Serbi)
Në tërmetin e vitit 1979 Ambulanca e parë është prishur fare. Pranë asaj godine të lënë, në fund të prillit 1979, është ndërtuar një barakë tjetër montazhi e cila përkohësisht ka shërbyer për nevojat e shëndetësisë (dhuratë e ndërmarrjes “Besko” nga Vlasotinci – Serbi). Ishte e madhësisë 80m2 . Ai ishte objekti i parë në rrethin e komunës së Ulqinit pas tërmetit të vitit 1979.
Stacioni Shëndetësor i sotëm në Katërkollë
Objekti i sotëm në Katërkollë është ndërtuar në vitin 1981. Është donacion i Entit Republikan për mbrojtje sociale i cili edhe e ka pajisur me mjete medicinale.
Hapja solemne ka qenë me 26 nëntor 1981. Në këtë manifestim kanë folur: Lluka Knezheviq, në emër të Komunës së Ulqinit, dr. Gani Karamanaga, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit të Ulqinit dhe Kasem Ceka, kryetar i Bashkësisë Lokale të Katërkollës.
Është interesante të theksohet se, për projektin e këtij stacioni shëndetësor, delegacioni në krye me nënkryetarin e Këshillit Ekzekutiv të atëhershëm, Ilija Popoviq, me ing. Radomir Gazivoda dhe drejtorin dr. Gani Karamanaga, kanë vizituar ambulancën në Grahovo, e cila ka qenë e projektuar nga ark. Vojvodiq, prej Nikshiqit dhe, atje e kanë zgjedhur projektin të cilin e ka realizuar ndërmarrja “Primorje “, nga Ulqini.
Mbikëqyrësi i punimeve ka qenë inxhinieri i ri, Muharrem Mollabeqiri.
Mjeku i parë me orar të plotë pune ka qenë Dr. Shefqet Dollaku, mandej Dr. Shuajb Resulbegu, Dr. Gani Karamanaga, Dr. Rexhep Spuzha , Dr. Myrto Salaj, Dr.Xhivat Mani.
Në ditët e sotme një kohë të gjatë në Stacionin shëndetësor të Katërkollës punojnë:
Dr. Sabrije Taipi dhe Dr. Adem Mustafa. Këto ishin besnik vendlindjes, çysh në fillim janë duke shërbue bashkëvendësit e tyre.
Shërbimet specialistike
Në një periudhë kanë shkue për të punue në Stacionin shëndetësor në Katërkollë mjekët specijalistë:internisti Dr. Ali Muharremi, pediatri Dr. Shefket Dollaku, pneumoftiziolollogu Prim.Dr. Gani Karamanga. Kohë pas kohe ka në punuar edhe mjekët gjinekologë Dr. Zylfije Duraku, Dr. Teuta Hoxha, Dr. Sadije Hollaj. Gjithashtu një herë në javë ka punue ultrasonografinë edhe radiologu Dr.Selim Ismaili.
Stomatologjia:
Në Stacionin Shëndetësor të Katërkollës fillimisht kanë punuar: Dr. Muhamed Myrteza, Dr. Ali Haxhibeti, Dr. Minir Mavriqi, Më vonë edhe Dr. Fatmir Resulbegu, Dr. Vebi Çobaj. Një kohë të gjatë deri në dalje në pension punonte Dr. Reshit Llolla.
Mundet të konstatohet se pas tërmetit më 15.prill 1979 objekti i parë i përkohëshëm shëndetësor si edhe ai me materiale të forte janë ndërtue në Katërkollë.
Duke respektue nevojat e popullatës së Anës Malit, janë të nevojshëm këto shërbime shëndetësore :
- Ëmërgjanca,
- Shërbimet specijalistike
- pediatri
Stacioni Shëndetësor në Ostros (Krajë)
Kraja i takon komunës së Tivarit, por në periudhën para riorganizimit shërbimit shëndetësor në Ulqin, një kohë prej vitit 1976 deri në vitin 1983, ka qenë në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit të Ulqinit.
Në këtë ambulancë kanë punuar mjekët: dr. Anto Martinoviq, Dr. Gani Karamanaga, Dr. Rexhep Spuzha, Dr. Ahmet Maraj, Dr. Safer Zhygjeli. Ka punuar edhe Dr. Adem Mustafa. Ai do të punoj prej vitit 1989 deri 1995. Do të theksohet se vetëm Dr. Adem Mustafa nuk ka marr specijalizim si “dhuratë” për punën në ambulancën e Krajës.
Gjithashtu kanë bërë mëpërpara shërbimin stomatologjik stomatologët: Dr. Muhamed Myrteza dhe Dr. Ali Haxhibeti.
Ambullanca e parë ka qenë në hyrje në Ostros, në anë të djathtë.
Aty fillimisht ka qenë edhe posta e Krajës.
Ai vend është quajtur “VORRI KURT”. Pas Luftës së Dytë Botërore është jap urdhëri që të zhduken varrezet në hyrje të Ostrosit dhe kështu kanë fillue ndërtimet e ambulancës me postë e tjerë..
Hapja solemne e ambulancës së re në Krajë ka qenë në vitin 1981. Në ceremoninë festive ka marrë pjesë edhe kryetari Qeverisë të atëhershme të Malit të Zi, Velko Milatoviq.
Prej vitit 1983 përsëri i takon Shtëpisë Shëndetit të Tivarit.
Po e përsërisë:
Ambulanca e Ostrosit atëherë ka qenë në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit të Ulqinit.
Sot në këtë ambulancë punon mjekja dr. Ganimete Hoxha, specialiste për mjekësinë familjare, banore e Katërkollës.
Për nevojat e Krajës kjo ambulancë me shërbimet që i ofron:
- Mjekësia e përgjithme,
- Vizitat e mjekut dhe patronazhit nëpër shtëpiat e të smurëve,
- Laboratoriumin,
- Stomatologjinë,
- Medikamentat më të nevojshëm,
- Transportin e të sëmurve)
Është tash për tash e mjaftueshme..
Por, Kraja është lënë pas dore, fillimisht prej komunës së Tivarit. Në vitet e shtatëdhjeta të shekullit XX në Krajë ka pasur rethë 4000 mij ,sipas disa informative sot janë diku 1000 banorë.
Është obligim i krejt shoqërisë që të ndihmojnë zhvillimin e këtij rajonit:
- Rregullimi i problemit të ujit,
- Rekontruimi i aksit rrugor Katërkoll-Ostros dhe
- Ostros- Virpazar,
- Hapja e kalimit kufitar Ske-Zogaj (Shqipëri),
- Mundësitë e hapjes vendeve të punës.