Prim.dr Gani Karamanaga: HAJRO ULQINAKU DHE VENDLINDJA

Gani KaramanagaHajro Ulqinaku studimet e albanologjisë i kryen në  Fakultetin  filologjik të Beogradit  në vitet 1959-1963 ku shoqërohet fillimisht me Simë Dobrecin, Shefket-Kusho Dollakun e më vonë edhe me Shuajb Resulbegun. Në ato kohëra Beogradi si kryeqendra e ish-Jugosllavisë ishte qytet i lirë, i hapur për çdokend.

Kthimi i parë në vendlindje është në vitin 1978 kur punonë një vit në Krajë. Nxënësit e tij atëherë ishin: Hajrullah Koliqi, Ibrahim Berjashi, Nazire Curaj, Hajrullah Hajdari.

Por, vendlindja të cilën e kishte në shpirt dhe në zemër ja japi letrën për Kosovë.

Më së pari, në Kosovë punoj e jetoj në Ferizaj ku nxënësit e tij ishin: Mehmet Bardhi, Ibrahim Berjashi, Nazire Curaj…

Mandej është periudha e jetesës dhe punësimit në Prishtinë ku punonte si  gazetar, redaktor në TV. Ishte koha e krijimtarisë së tij, ku bëhet njëri prej shkrimtarëve më të  njohur për fëmijë shqiptar. Edhe në këtë krijimtari dominojnë motivet e detit, krejtësisht të vendlindjes.

Kthimi i dytë në Ulqin. Dhe kështu deri në  vitet e nëntëdhjeta kur mbeti pa punë. Si shumë patriot tjerë vazhdon dhe mbijeton deri në vitin 1999 duke bërë rezistencë pushtetit sërbomadhë kur vjenë të jetoj përësëri në vendlindje – Ulqin. Ishte kthimi i dytë në Ulqin. Prej atëherë në muajtë e pranverës, verës dhe fillimin e vjeshtës ishte në Ulqin, kurse dimrit shkonte në Prishtinë.

Revista “ Kronika “

Prej vitit 1999-2001 angazhohet  si kryredaktor, dhe gazetar i “ Kronikës “. Pronari i saj ishte Ilir Çapuni, redaktor teknik Gazmend Çitaku si edhe Vildana Llazorja. “Kronika” në ato vite ishte dritare e hapur për shumë autorë shqiptarë. Lujti rolin e madhë  për të njohtuar opinionin  për problemet lidhur me Xhaminë  e Ranës. Gjithashtu ka shkruar dhe afirmuar mundësitë e ndërtimit të maternitetit në Ulqin.

Themelimi  i Bashkmimit të krijuesëve shqiptarë në Malin e Zi.

Hajro Ulqinaku ishte në  Këshillin nismëtar për themelimin e  BKSHMZ më 22 nëntor 2002.

Revista “ Dija”

Hajro Ulqinaku  ka qenë kryeredaktori i shumicës së numërave të Dijes.  Deri tani kanë dal nga shtypi 15 numra të “Dijes”. Një numër është që kanë qenë kryeredaktor Muamed Nika, Prof. Simë Dobreci, Gjekë Gjonaj dhe së bashku  Gazmend Çitaku dhe Dr. Gani Karamanaga. Dhe  për të gjithë dhjetë numrat tjerë ishte kryredaktor Hajroja.

Krijimtaria për peshkatarë dhe  detarë

Këtë  periudhë e karakterizon  krijamtaria e frytshme .Hajro Uqinaku duke u shoqëruar në Ranë me bashkëvendësitë e tij shkruan dhe publikon disa libra për detarë dhe peshkatarë ulqinak. Personazhet në librat e Hajros janë njërëzit e çdoditshëm, të cilët lundruan nëpër detet e afërme dhe nëpër oqeane, peshkatarët me famë, njërëzit të cilët ruajtën folklorin e Ulqinit.Një ditë Hajros  dikush i tha :

“Pse ke shkru për Osman Leskovcin?“

„Osmani ka rujtuar folklorin  e Ulqinit, shumë njërëz tjerë do të harrohen, por Osmani do të mbet si ulqinak i cili këndon dhe kultivon kangët e vjetëra  ulqinake“ ishte përgjigja e Hajros. 

Ndihmesa e krijuesve- shkrimtarëve

Hajro Ulqinaku ka qenë redaktori, konsulenti dhe lektori i disa autorëve nga Ulqini dhe  Malësia-Tuzi. Duke redaktuar dhe lektoruar librat e tyre ai njëkohësisht ishte edhe drejtuesi dhe ndihmesë e madhë për këto krijues. Po i numroj disa prej tyre:

Dr.Ruzhdi Hasanaga, Sami Misherri, Edita Nimanbegu, Jusuf ef. Gjokaj, Dr. Gani Karamanaga, Rifat Stankaj..

Në fund: Hajroja si ulqinak i vjetër ka pension të vogël nga Kosova. Por nuk ka sigurim shëndetësor. Nganjëherë kur mundemi i ndihmojmë Dr. Selim Ismaili edhe unë që intervenimet ti ketë pa pagesë. Është e pakuptueshme: bashkëshortja e tij Violeta nuk ka dokumentat e Malit të Zi.

Por Hajro Pufja Ulqinaku qëndron dhe lufton edhe me tutje dhe thotë:

„Vendlindja isht në vendin e parë, ala i kam borxh..“

 

Ulqin, 26 shtator 2017

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…