Prim.Dr.Gani Karamanaga: In memoriam – Dr. Ali (Mehmet) Muharremi

Në SHBA ndërroi jetë Dr.Ali Mehmet Muharremi.

Është i lindur në Ulqin, më 1932. Shkollën fillore (1948) e ka mbaruar në Ulqin, ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë (1954) e ka mbaruar në Sarajevë. Mjekësinë e ka studiuar dhe mbarur, më 1963, në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd.

Punën e ka filluar në Qendrën Medicinale në Tivar, më 2.12.1963.

Si mjek i praktikës së përgjithshme ka punuar në Shtëpinë e Shëndetit Popullor në Ulqin, nga viti 1964 deri në vitin 1968.

Nga viti 1968 deri në vitin 1971 ka punuar si mjek spitali në Etiopi (Asmara – Eritrea). Pas kthimit nga Etiopia shkon në Beograd për të specializuar mjekësinë internistike (1972 – 1976). Specializimin e ka mbaruar në Klinikën Internistike në Beograd.

Si internist ka punuar në Repartin e internistikes në Qendrës mjekësore “”Blazho Orlandiq” në Tivar, nga viti 1976 deri në vitin 1979. Në vitin 1979 paraqitet në Shtëpinë e Shëndetit Ulqin dhe merr pjesë aktive në mjekimin e të sëmurëve dhe të lënduarve pas tërmetit. Në Ulqin, si internist nga viti 1979 deri më 1991.

Ka marrë pjesë kohë pas kohe në takimet profesionale dhe simpoziume të lisë, pa punime profesionale. Gjatë vitit 1972 ka marrë pjesë aktive në luftimin e epidemisë së lisë në Pllav. Ka qëndruar si shefi i Repartit epidemiolgjik në Plavë,  ku, në kushte të vështira, ka punuar në mjekimin  dhe parandalimin e sëmundjes  variola vera. Për këtë punë dekorohet me Urdhrin e punës me krahët nga sermi, direkt nga Josip  Broz Tito, kryetar i ish-Jugosllavisë.  Jeton në Ulqin, por edhe në SHBA, ku i jeton i biri, po ashtu mjek i dëgjuar.

Është pensionuar në vitin 1991, shkaku  i sëmundjes.

Në fund:

Po e theksoi se Dr Ali Muharremi ishte mjekë i dalluar. Kam pasur privilegj të bashkëpunojmë.

I takonte  plejadës mjekëve të dalluar shqiptarë nga Ulqini siç ishin:

  • Prof. Dr.Simë Dobreci,
  • Prof. Dr. Meshqyre Çapuni Brestovci,
  • Dr Shefqet Dollaku,
  • Dr Shuajb Resulbegu,
  • Dr Rexhep Spuzha,
  • Dr Minir Mavriqi.

Dr Ali Muharremi ka pasur dy djemë. Djali Mehmeti-Meqiko është mjekë specijalist i dalluar në Amerikë.

Respekt dhe ngushllime për familjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi