Prim.Dr. Gani Karamanaga: Katër periudha në shërbimin shëndetësor në Ulqin

Periudha 1 – Malaria dhe eradikimi i saj

(Kryeshefët të Stacionit shëndetësor: Dr Eva Hrastnik, Dr.Marko Popoviq)

Në shumë komuna të Malit të Zi, sidomos në periudhën mes dy luftërave dhe në një masë të konsiderueshme pas Luftës II Botërore, sëmundjet infektive kanë paraqitur problem të theksuar social dhe mjekësor. Kjo kishte të bënte, pikë së pari, me malarien, tuberkulozin, dizenterinë, tifon e morrit etj. Edhe në qarkun e Komunës së Ulqinit ka qenë një numër i dukshëm i sëmundjeve të përmendura dhe të atyre infektive.

Nga viti 1950 deri në vitin 1956, vazhdojnë aktivitetet e nisura nga periudhat e mëparshme: sidomos punohet në eradikimin e malaries (me preparatin e ri ddt); shërbimi shëndetësor orientohet në drejtimin e veprimit preventiv (zhdukjen e sëmundjeve infektive dhe të tjera, mundjen e malaries, vaksinimin) e tjera masa higjienike.

Shërbimi DDD realizon në mënyrë të efektshme aktivitet e planifikuara në zhdukjen e mushkonjave dhe të molestantëve dhe insekteve; shërbimi higjienik-epidemiologjik  merr masat e nevojshme sanitare-higjienike dhe aksione të tjera në përmirësimin e mjedisit shoqëror më të mirë se në periudhën paraprake. Në oborr, mu pranë godinës të Stacionit shëndetësor ka qenë një basen me tri të ndara për kultivimin dhe ruajtjen e një lloji të peshkut – gambusje. Nga këto basene, gambusjet janë bartur dhe lëshuar në ujërat e ndenjura – bërrakat, moçale dhe ujëra të tjera me rrjedha të vogla në qarkun e komunës së Ulqinit.  Këta peshq të vegjël – gambusje, janë kultivuar më shumë vite dhe kanë paraqitur njërën nga metodat të luftës kundër anofelizmit (gambuziet kanë qenë shumë grabitqare dhe janë ushqyer me larvat e mushkonjave).

Përndryshe gambuzia affinis është me prejardhje nga lumi Misisipi. “Nga Amerika gambuziet janë mbartur në Spanjë dhe në Itali”5,  ndërsa te ne është sjellë në vitin 1925, më parë në Dalmaci. “Në Mal të Zi, nga Trogiri, në vitin 1930, atë e ka prurë Georgije Abramov-i dhe i ka qitur në ujëra në rrethin e Ulqinit dhe të Tivarit”. Malaria ka qenë një ndër sëmundjet infektive parazitare më e përhapur në terë botën.

Për arsye se në fillim të dekadave të shekullit   XX dhe, konkretisht, deri në  dekadën e pestë,  ka qenë shumë e pranishme edhe në Mal të Zi, si edhe në ish-republikat e tjera të ish-Jugosllavisë.Ulqini me rrethinën e tij, me fushat dhe kënetën, ka qenë burimi i shkaktarëve të kësaj sëmundje.Në dekadën V të shekullit XX, sëmundshmëria (morbiditeti)  i malaries  në botë  ka arritur numrin deri në  një miliardë, kurse mortaliteti (vdekshmëria) deri 500.000 mijë njerëzish për një vit.

Jugosllavia e atëhershme ka qenë njëra prej shteteve  në Evropë  që ka vuajtur shumë prej malaries.Me përdorimin e preparatit ddt malaria definitivisht është zhdukur nga komuna e Ulqinit dhe komunat tjera të Malit të Zi.

Tre rastet e fundit në Mal të Zi janë paraqitur në vitin 1959 nga rrethi i komunës së Ulqinit.

Sipas Organizatës shëndetësore botërore malaria gjendet në: Afrikën Subsahare, Azi, Amerikën Latine, në Lindjen e Mesme dhe në disa pjesë të Evropës.

Në vitin 2008  malaria është regjistruar në 108 shtete të botës. Numri i të sëmurëve: 274.000.000 /dyqind e shtatëdhjetë e katër/ milionë – është morbiditeti, kurse  vdekshmëria – mortaliteti – 1.000.000 /një/ milion, shumica prej këtyre kanë qenë   fëmijë.

Me përdorimin e preparatit ddt  malaria në Ulqin definitivisht është zhdukur.

Mjekët  e atëhershëm;Dr Abramov, Dr.Marko Popoviq, Dr.Eva Hrastnik.

Puntorët e parë të cilët kanë punuar në eradikmin e malaries ishin: Adem Hidri, Vehbi Zejnelaga, Vehbi Hoxha, Ilija Janinoviq.

 

Periudha 2- Tërmeti më 15 prill 1979

(Drejtor: Dr. Gani Karamanaga)

Zona e Ulqinit është e njohur historikisht si zonë seizmikisht  jostabile. Tërmeti më i parë historikisht në zonën jugore të Adriatikut, i shënuar në kronikat e kohës, është ai  i shek. II para erës re, për të cilin supozohet se ka qenë 12 ballësh të Merkalit, me epiqendër në fundin e detit, jo larg Cavtati të sotëm në Kroaci. Atëherë janë zhdukur shumë qytete bregdetare. Gjatë mesjetës janë ruajtur disa shënime për tërmetet e posaçërisht në shekullin  XVI.

Sipas kallëzimeve të moshuarve, tërmeti i madh, i parafundit, në Ulqin edhe në Shkodër, ka qenë në fillim të shek. XX. Gjithashtu, në vitin 1968, pas një kohe regjistrohet tërmeti në Ulqin edhe në rrethinë, i cili ka rezultuar me dëme materiale, por jo viktima.

Më 15 prill 1979, komunën e Ulqinit, si dhe i tërë brezin e bregdetit të Malit të Zi, e ka goditur një tërmet i fuqishëm, në të cilin ka pasur të lënduar dhe të vdekur, gjegjësisht, prej tërë  komunës së Ulqinit, ka pasur 33 të vdekur.

Gjithsej në tërë Malin e Zi ka pasur 133 viktima.

Atë ditë, e diel, me 15 prill 1979, në orën 7 e 21 minuta, pas tërmetit, një numër i madh i punëtorëve në shëndetësi janë gjetur në oborrin e Shtëpisë Shëndetit në Mera.

Kjo ndërtesë ka pasur dëmtime shumë të mëdha dhe nuk ka qenë për përdorim.

 

Jeta  vazhdonte edhe pas tërmetit

Ndihma e parë është  dhënë në hapësirat para ndërtesës. Pas një kohe të shkurtër, në koordinim me pushtetin lokal, Shtëpia e Shëndetit vendoset në pushimoren e Rozhajës, në gjysmë rruge për Zall. Më vonë Shtëpia e Shëndetit kalon për të punue në villën “Dubrovnik” të hotelit Meditaran

Në të njëjtin vit, pas tërmetit, janë ndërtuar barakat e montuara në Katërkollë dhe në Shtoj, për nevojat e shëndetësisë.

Me ndërtimin e Shtëpisë së Shëndetit, në Mera (1981), të Stacionit Shëndetësor në Katërkollë (1981) dhe të Punktit Shëndetësor “Krka”, në Ulqin (1982), është kryer puna ndërtimore e objekteve shëndetësore .

E diele, ditë prilli, Pashktë e përbashkëta.., nga deti erdhi stuhia, dielli u mbyll, toka filloj  të dridhet, shtëpiat  u rrënuan, rrugtë u mbyllën.. Tërmeti më 15 prill 1979 i rrënoi shumë shtëpi në Kala.edhe  6 viktima. Më vonë, kam dëgjue si kanë thënë:

Kalaja ishte e mbuluar me tym, kemi mendue se askush nuk shëptoji prej aty..”

Kështjella shumëshekullore qëndroji në këmbë, tërmeti  e dëmtoji por mbijetoji..

  • kalalitë e rujtun vendlindjen e tyre,
  • nuk lejuan që të mbyllen portat e saja..

 

            Jeta  vazhdonte edhe pas tërmetit, në kampin ku ishin të strehuar dy të rinjë u fejuan, pas disa ditëve ishte edhe  martesa e  parë pas tërmetit..

Tërmetin e përcjelli solidaritet i madhë prej të gjithë Malit të Zi si edhe  prej republikave tjera të ish Jugosllavisë.Në atë ditë, para sëmundjes Josip Broz Tito ishte në rezidencën e tij në Igalo. Menjëherë më helikopter e vizitoji Bregdetin e Malit të Zi ku ishin pasojat dhe rrënimet më të mëdha..Prej atëherë u nis ndihma  dhe lufta që të tejkalohen pasojat e tërmetit.

Kujtime për  viktimat e tërmetit

Jam krenar  si isha në  krye të shërbimit shëndetësor në atë kohë, respekt për ato puntorë të shëndetësisë dhe tjertë që ju bashkangjitën për të ndihmuar  të plagosurëve, të sëmurëve. Ato i kanë harrue  familjet e tyre, të cilët menjëherë erdhën para Shtëpisë së shëndetit në kushte të vështira të punojnë ditë/natë..

Periudha 3-Refugjatë nga Kosova

SHPËRBËRJA  E  JUGOSLAVISË  DHE LUFTA CIVILE

KRIZA E REFUGJATEVE

( Drejtor Dr SELIM ISMAILI-RADIOLOG )

Lufta etnike ne Ballkan solii vuajtje të mëdha vrasje deri në shfarosje gjenocidale si  dhe lëvizje të mëdha të popullatave te të gjithë vendeve të përfshira në luftë. Ne këto kushte më ra për detyrë të udhehiqja dhe organizoja shërbimin shëndetësorë në Ulqin. Me 03 gusht të vitit 1998 u emrova drejtor I këtij institucioni në valën  më të madhe të lëvizjeve të refugjatëve dhe grumbullimit të tyre në cakun përfundimtarë në Komunën e Ulqinit.Në vitet e mëparshme Ulqini ishte destinacion I refugjatëve nga viset tjera:Bosna e Hercegovina,Kroacia dhe në fund nga Kosova që në vitin 1998 erdhi duke u shtu, për të mbrrijtur kulmin në fillimin e vitit 1999. ku numri i refugjatëve arriti  ne 123000 (njëqind e njëzete tre mijë).

Shtëpia e shëndetit në Ulqin ishte dhe është një  institucion  shëndëtsor për sigurimin e mbrojtjes shëndetësore të popullsisë vendees prej 26000 banorëve. Ky kolektiv duhej të angazhohej edhe për pes here  më shumë popullësi në kushte ekstreme. Kolektiv i përber prej 17 mjekëve dhe 8 stomatologëve dhe 78 punetorve shentetsor dhe te mirmbajtjes. Punë kolosale. Vendosja  e refugjatëve ishte e përhapur në terë teritorinë e Komunës së Ulqinit. Përqendrimin më të madhë në qytet dhe në kampet turistike.Shumica apsolute në kushte tejet të veshtira ,që e vështirsonte  mbrojtjen shendetsore edhe më shumë.

Në keto kushte ky kolektiv entuzijast, me përkushtim të pashoq në punë, arrijtem te bëjmë mbrojtjen shëndetsore te të gjithë refugjatëve dhe popullsisë vendes. Në këtë kohe nuk patem shpërthime epidemishë, sëmundje të rënda . Shumica e refugjatëve vinin nga regjioni I Pejës,Istogut dhe Mitrovicës regjion me nefropati endemike dhe një numër shumë I madhë I pacijentëve në dialize-rethë 60 të tillë. Krijuam  ambulancë lëvizëse,ambulancë në kampe si dhe aktivizuam ambulancën  në Shtoj dhe në Plazhin e Madhë.Në të njejtën kohë nuk patëm munges të medikamentëve, serumeve dhe mjeteve sanitare. Patëm mbeshtetjen e organizatave ndërkombëtare .mjekët pa kufij dhe e tjerë  qe u angazhuan  shumë edhe në teren.U jemi mirënjohës. Jam krenar që isha bartës I kësaj energie positive.

 Konkludim: Shtëpia e Shëndetit e Ulqinit ka qenë e hapur për të gjithë refugjatët nga Kosova. Personali ka punuar pa ndalim  dhe të gjithë këto kanë pasur një pritje të mirë dhe shërbim  mjekësor në nivel të lartë.

 

Periudha 4-Covid 19

(Drejtoreshë  Dr Sadije Hollaj)

Dr Sadije Hollaj

Puna në ambulanten Covid-19 në 2021.

 

Të gjithë punëtorët e Shtëpisë se Shëndetit  ne  Ulqini dhe Ambulancës në Katerkolle  kanë qenë maksimalisht të angazhuar që nga fillimi i pandemisë, duke mos kursyer kohë dhe  duke u përpjekjekur maksimalist  për t’i ofruar çdo pacienti kujdes adekuat shëndetësor brenda objektit shëndetësor dhe në teren në formë të shërbimit te patronazhit.Ne kete periudhe te veshtir jo vetem per instucionin tone shendetesore  u paraqit nevoja per angazhimin e nji numri shtese te puntorve shendetesore dhe atyre jo shendetesore ne menyr qe te rritet cilsia e sherbimit dhe cdo pacienti ti ofrohet sherbimi ne kohen e duhur. Me kerkesen tone per te punesuar staf shtese ne fillim te vitit 2021 , fituam miratimin e Ministris se shendetesise dhe u punsuan edhe 4/ kater mjeke , 14 teknik medicinal, 2 shofera, dhe 2 puntore ne higjien.

 

 Mjekët përdorën ekskluzivisht Protokollin për trajtimin e pacientëve me infeksion Covid-19, duke ndjekur me përpikëri udhëzimet.

Për periudhën prej 01.01.2021. deri më 31.12.2021. Është edhe periudha më e vështirë pandemike për qytetin e Ulqinit, në ambulancen  e Covid 19,

 janë ekzaminuar 8755 pacientë, janë testuar 8940, nga të cilët 1990 kanë rezultuar pozitivë.

Gjatë vitit 2022, me kërkesën tonë, morëm miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë për zgjerimin e rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës për 24 punonjës në Shtëpin e Shëndetit Ulqin.

Me daten 30 nëntor 2022 janë të punësuar 121 punonjës me status të përhershëm dhe me afat të caktuar pune.

Puna në ambulanten Covid-19 në 2022.

Të gjithë punëtorët e Shtepise së Shendetit në  Ulqin dhe Ambulances ne Katerkollë  kanë qenë maksimalisht të angazhuar që nga fillimi i pandemisë, duke mos kursyer kohë dhe mund. Mjekët ekskluzivisht kanë përdorur Protokollin për trajtimin e pacientëve me infeksion Covid-19, duke respektuar rreptësisht udhëzimet.

Për periudhën prej 01.01.2021. deri më 13.12.2022.  që është edhe periudha më e vështirë pandemike për qytetin e Ulqinit, në ambulaten  e Covid-it janë ekzaminuar dhe testuar 23.181 persona, prej të cilëve 5.693 kanë rezultuar pozitivë në Covid 19. Njëkohësisht të gjithë pacientët i janë nënshtruar analizave laboratorike të gjakut, RTG.incizimeve  31917 shërbime me rreze x, etj.

Për periudhën 01.01.2021 deri më 30.11.2022. nuk kishte ankesa të dorëzuara te Ombuspersoni-mbrojtësi i të drejtave të pacientit.

Dr.Teuta Gjeçbritaj(Mjeke në Covid ambulancën):

Personeli në luftën kundër pandemisë Covid 19

Mjekët:Dr.Sanella Abazoviq, Dr.Kujtim Sella, Dr.Teuta Leskovac- Myrteza, Dr.Olivera Poçek, Dr.Ilirjana Bisha, Dr.Teuta Gjeçbritaj, Dr. Egzona Pali, Dr.Dhurata Kuqi-Hasa, Dr.Synora Salaj, Dr. Selim Ismaili-radiolog, Dr. Rexhep Kraja-pneumoftiziolog, Dr.Pavle Marnikoviq-pediatër, Dr. Sabahete Çapuni-Paraçka-pediatre.

Infernmierët: Valbona Kapllanbegu, Adriana Dollareviq, Albana Pera, Irena Bogojeviq, Feride Hoxha, Suada Hoxha, Vanja Kalugjeroviq, Fatjona Saloviq, Angjela Radinoviq, Besarta Bajraktari, Florinda Myrtoja-Gorana, Arlinda Hajdinaga. Kordinatore: Dila Pekiq-kryeinfermiere, Slavica Gjakonoviq zëvendse e kryeinfermieres.Patronazhi: Lavdrim Kollari, Afrim Imeri, Blerim Avdiu.Laboratoriumi: Dr.Angelina Vraçar, Mensura Kollari,Afërfita Lamoja, Indira Nikeziq, Emina Muratoviq, Sandra Konatar, Nadire Popi, Prena Shkrela, Genta Dragovoja. Rentgen teknikët: Agron Lamoja, Kile Kasneci.

Duhet të përmendet se edhe shërbimet tjerë të Shtëpisë Shëndetit kanë pasur rolin dhe punën e vetë në mjekimin e zhdukjen e pandemisë me Covid 19. Vozitësit e ambulancës.

Stacioni shëndetësor Katërkollë: Mjekët: Dr.Sabrije Taipi, Dr. Adem Mustafa. Infernmierët: Sabahete Mustafa, Nail Alaj, Zire Hollaj, Fadile Sulejmani, Bajram Seferi , Kimete Hollaj. Vozitësat e ambulancës: Hysa Seferi, Naser Taipi.

 

Vështrim

Mbarimi i gushtit-fillimi shtatorit më 2021. Bashkëshortja edhe unë dolëm pozitiv në Covid 19. Unë kisha dy vaksina të kryera dhe sëmundja tek unë ishte shumë e lehtë.Por, bashkëshortja pati sëmundje shumë të rëndë. Pas disa ditëve u komplikua me ndezëje të mushkërive(pneumoni e dyanshme). Pas konasultimeve  filloj terapinë tri herë në ditë të cilën e merrte në Covid ambulancën e Shtëpisë së Shëndetit. Pas një jave gjëndja u përmirësua.

Dy dhoma në parter edhe një në katin e parë ishin të përgatitura me shtrete për dhënien e terapisë intravenoze. Kam pasur kohë që të përcjellur punën e personelit, posaçarisht të infermiereve: ishin të shpejta, të rregullta. Gjithmonë ishin me të gjithë të sëmurit korekte, me buzqeshje, nuk u lodhën kurr. Edhe mjeket  në Covid ambulancën ishin në një nivel korekt dhe profesional.

Në vitin 2001 humbin jetën nga Covid 19 ish punonjësit e Shtëpisë Shëndetit: Dr. Fatmir Resulbegu, Dr.Mervan Haxhibeti, dentisti Bozhidar Boshko Çilingiri dhe Suada Hasanaga.

Në fund

Sipas hulumtimeve dhe dijenisë time, Komuna e Ulqinit asnjëherë nuk ka lëshue ndonjë mirënjohje ose dekoratë për Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin. Është koha, që në ditën e Ulqinit në fillim të prillit të kujtohet edhe Shtëpia e shëndetit e cila me dekada në këto dy shekuj i ka krye detyrat e saja në një nivel të lartë..

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve

Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve
Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve

Kumtesë për media Të nderuar qytetarë, Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri. Forca

Gjekë Gjonaj: “Afërdita e Anës së Malit”, mësuesja e parë në gjuhën shqipe në këtë  trevë
Gjekë Gjonaj: “Afërdita e Anës së Malit”, mësuesja e parë në gjuhën shqipe në këtë  trevë

Kështu e kam titulluar kronikën televizive gjatë intervistës time të parë me mësuesen e parë në Anë të Malit  Rukije Lika – Shabaj, në nëntor të vitit 1994. Nga biseda me këtë mësuese model, mësuam se

Karate: Të shtunën turneu “Ulqini Open 2023”
Karate: Të shtunën turneu “Ulqini Open 2023”

Klubi i Karatesë “Ulqini” organizon turneun XiX-të Ndërkombëtar të Karatesë “Ulqini Open 2023”. Turneu do të mbahet me 1 prill, në sallën e shkollës fillore “Marshali Tito” në Ulqin. Kjo ngjarje tradicionalisht