Në Konferencën vjetore e Asociacionit i Psikiatrave të Kosovës që është mbajtë më 15.12. 2021 në Prishtinë, me temat “Sfidat në Shëndetin Mendor” u shpërblye me MIRËNJOHJE për punën e kontributin e zhvillimin e Psikatrisë Kosovare Dr. Sarije Pufja Doko.
Biografia
Është e lindur më 9 shkurt 1953 në Ulqin. Shkollën fillore e ka kryer në Ulqin, si edhe Gjimnazin. Fakultetin e Mjekësisë e ka mbaruar ne Beograd në vitin 1979.
Pas diplomimit ka punuar në Shtëpinë e Shëndetit në Ohër të Maqedonisë. Prej ditës së parë të punës së saj në Ohër e ka përdorur faksimilin në dy gjuhë, shqip dhe maqedonisht, që në atë kohë ka qenë e paimagjinueshme. Me 26 gusht 1981, për shkak të përkrahjes së demonstratave në Kosovë, është diferencuar si nacionaliste, shoviniste e irredentiste. Është përjashtuar nga puna dhe është dënuar me burg. Burgun e ka mbajtur në Tetovë, Maqedoni. Pas daljes nga burgu, në periudhën 1982 – 2002 ka punuar në Shtëpinë e Shëndetit në Prishtinë, më së pari si mjeke e praktikës së përgjithshme, e prej vitit 1990 si mjeke specialiste neuropsikiatre.
Specializimin e Neuropsikiatrisë e ka mbaruar ne Fakultetin e Mjekësisë ne Zagreb, Kroaci. Edhe studimet postdiplomike në lëmin e Psikiatrisë Sociale i ka kryer në vitin 1991, gjithashtu ne Zagreb.
Dy herë është zgjedhur drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit në Prishtinë me rreth 800 të punësuar, të parën herë në mars të vitit 2000, kur, për shkak të forcave lokaliste, destruktive, nuk i është mundësuar ta ushtrojë këtë funksion..
Prej korrikut 2002 deri në janar 2015 ka qenë drejtoreshë e Shërbimit Profesional të Shëndetit Mendor për regjionin e Prishtinës dhe njëkohësisht ka punuar mjeke neuropsikiatre. Gjatë punës si udhëheqëse e Shëndetit Mendor në Prishtinë, bashkë me kolegët kanë themeluar dy qendra të shëndetit mendor: e para, Qendra e Shëndetit Mendor në Prishtinë dhe e dyta, Qendra e Shëndetit Mendor në Podujevë, si dhe dy Shtëpi për Integrim të sëmurëve mendorë, me nga 10 shtretër, njëra, e para, Shtëpia për Integrim në Fushë-Kosovë dhe, e dyta, Shtëpia për Integrim, në Drenas.
Është pioniere e Shëndetit Mendor në Prishtinë dhe njëra prej themeluesve të Shëndetit Mendor në Prishtinë, si dhe në Kosovë, gjithashtu.
Gjatë krejt punës së saj ka qenë mbikëqyrëse, mentore, supervizore për shumë mjekë dhe specializantë të psikiatrisë, si dhe studentë të psikologjisë. Ka qenë edhe mentore për specializantë të psikologjisë klinike për tre vjet.
Ka marrë pjesë pothuajse në të gjitha kongreset, konferencat, simpoziumet e organizuara prej Asociacionit të Psikiatërve te Kosovës. Është anëtare edhe e Lidhjes e Psikiatrisë Shqiptare.
Tash është pensionuar, por ende punon neuropsikiatre në një poliklinikë private në Prishtinë.