Prim. Dr. Gani Karamanaga: Ndryshimet klimatike dhe shëndeti

Gani KaramanagaNë shekullin XX temperatura mesatare në tokë është ngritur rreth 0,6°C , prej 70-tih vjet për 0,4°C dhe tani e kalon kufirin e sipërm të variabilitetit.

Klimatologët parashikojnë rritjen e vazhdueshme të temperaturave për disa shkallë deri në fund të sh.XXI . Ndryshimet klimatike janë pjesërisht të shkaktuara prej rritjes koncentracionit të gazrave në atmosferë dhe këto japin efektet e “kopshtit nga xhama “ (, CO2, NO2, O3, metani, halokarbonatët).

Ndikimi i njeriut në klimën regjionale dhe ekosistemet lokale ka arritur një nivel global për këto arsye: rritja e numrit të popullsisë, shfrytëzimi i madh i energjentave dhe resurseve tokësore, tregtia ndërkombëtare , udhëtimet..

Në të gjithë botën, prevalenca e disa sëmundjeve varet prej klimës lokale.
/Kombet e bashkuara“Intergovermmental Panel on Climate Change” / .

Efektet e ndryshimeve klimatike më të shpeshtë janë: ekstremet e temperaturës, ndryshimet në ndotjen e ajrit, ndryshimet në dispozicionin e alergjenëve, zjarret në pyll,përmbytjet, stuhit-furtunat më rërë, uraganet.. Kjo gjendje mundet me qenë me kohëzgjatje të shkurtë ose të gjatë.Pasojat-efektet janë të shumëta : traumatike, infektive, nutricike, psiqike, dhe këto munden të shkaktojnë probleme ekonomike, migracionin e popullatës dhe situatat konfliktoze.

Vulnerabiliteti i popullatës në ndryshime klimatike mvaret prej: -dendësisës të popullatës, -nivelit të zhvillimit ekonomik, gjëndja shëndetsore e mëpërparshme si edhe nga kualiteti i shëndetit publik.

Tash janë efektet klimatike relativisht të vogla, por projekcionet e sotme tregojnë se këto do të rriten në mënyrë progresive në të gjithë qeverinat në tër botën .

Prej 90 viteve të XX sh. fllojnë diskutimet për rriskun e madhë për shëndet lidhur me ndryshime klimatike
të cilët munden me qenë:- direkte: për ndryshimet e shablonëve të kohës , ose
– indirekte: ndryshimet e ambientit (uji,ajri, astmosfera, kualiteti dhe kuantiteti i ushqimit/

Ndryshimet klimatike direkte

Ngritja globale e temperaturës përcjell rritjen , shpeshtin dhe intenzitetin e ekstremëve klimatike, qofshin ato:- të çdoditshëme : temperatura shumë të ulta ose shumë të larta ose
komplekse:,thatësirat,pëmbytjet dhe uraganët.
Ndryshimet indirekte

Ndryshimet në ekosisteme(uji, ajri.kualiteti dhe kuantiteti i ushqimit )

Mandej zhvillohen kushtet për rritjen e incidencës për sëmundje serioze infektive.

Ngritja e T mesetare në tokë mundësonë rritjen e numrit të vektorëve-transmetuesit e sëmundjeve,. Muskajat përcjellin malarinë, dengën, ethet e verdha, encefalitisin.

Përveç rritjes reale të malarisë në Afrikë, parashikohet edhe rritja e rriskut në Australi, Indi, Britani dhe Portugali.

Nxehtësia në kombinim me lagështi mundet të vazhdojnë transmisionin e disa sëmundjeve ph.: rriqërat/këpushë/ dhe sëmundja Lajm .

Numri më i madh i kësaj sëmundje parashikohet në Kanada.

Prezenca e Chikungunya insektëve.
Transmetuesit e virusëve të cilët gjinden në vendet tropike janë të regjistruar edhe në Itali.
Ndryshimet klimatike munden të ndikojnë në ekologjin e shpezëve, influenca virusale e zogjëve, përmes ndryshimit të migracionit të shpendëve , dhe ndikimin në perzistencën e virusave jashtë nikoqirit-shpendëve.
Dhe sëmundjet e reja infektive: HIV, hepatitis C, SARS, hantavirus, e tj., janë në rritje te ndryshimet klimatike.
Epizodat e rreshjeve ektreme, ,të cilët rezultojnë përmbytje të mëdha janë të përcjellura : -largimi nga shtipiat dhe vendbanimet, keqësimi i kualitetit të ujit , kushtet jetësore të dobëta Pasojat janë më së pari respirator infekcionet, posaçarisht-pneumonit.
Brejtësit në përmbytjet janë faktori i rriskut për këto sëmundje:leptospiroza, tularemia ,ethet kemoragjike.
Sëmundjet diareale:E.coli , shigella, tifusi, hepatitis A, criptosporidium, giardia, tj.,
përcjellin kohën me reshje si edhe me thatësira.
Lulzimi i algëve – është më i shpesht kur uji është më i ndotër dhe mundëson zhvillimin e kolerës.

Ndryshimet klimatike dhe sëmundjet respiratore

Ndryshimet klimatike ndikojnë në prevalencën e kaqësimit simptomave të astmës , alergjisë si edhe rinosinusitisit, SPOK dhe infeksioneve pulmonare.
Ndryshimet e kualitetit të ajrit sotë janë të shumta dhe kan kohëzgjatje të madhe.
Ndryshohet koncentimi dhe distribucioni i ozonit në atmosferë.
Aerosol ndotësit e ajrit (partikulat nën 10 µm në pikëzat fluide) kan mundësi të oksidimit dhe prodhimit të radikalëve .Gazat në hapsirë, NO2, SO2,O3 janë shkatarët më të rëndsishëm për paraqitjen e oksidativ stresit në sistemin respirator.
Astma, SPOK, fibroza, ARDS , fibroza cistike , pjesërrisht janë disbalansa në qëlizat në gjëndje oksidative. Aerosol partikulat në ajrë munden të përcillen prej largësivaetë mëdha përmes zjarrëve të pyjeve masovike, ose lidhur me ndryshimet në rezervatët natyrorë të klëtyre partikula, në shkretira, pluhër prej tokës së kuqe e tj.
Është vërtetetua se egzistonë koleracioni pozitiv ndërmejt temperaturës sipër 29°C, rritja e koncentracionit relativ të elementëve ndotësore të ajrit dhe vdekshmërisë te SPOK-u
( burimi: Vigotti M.: J Epidemiol Comm Health 1996:50:71)
Parashikohet që në Angli deri në 2020 v. për arsye të ndotjes ajrore në vazhdimësi ka me pasur1.500 raste vdekje më tepër te sëmundjet respiratore kronike .
Ndryshimet në distribucionin e alergjenëve
Ndryshimet klimatike munden të ndikojnë te vazhdimi ose rritja-kohëzgjatësia e sezonit të polenëve si edhe ndryshime në distribucionin teritorial të alergjenëve. Rritja e temperaturave në pjesët verore
munden të shkaktojnë rriskun për përhapjen e vendëqëndrimeve të disa bimëve në hapësira tjera më të mëdha.Si rezultat është përhapja e alergjisë në popullata tjera të cilët mëpërpara nuk kan qenë nën ndikimin e alergjenëve..
Uraganët dhe stuhit i përcjellin shpesh sulmet e astmës si shkaku i rritjes të polenit dhe sporave mikotike në ajrin më lagështi të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer