Prim.dr Gani Karamanaga: PELOID (balta shëruese minerale)

zena blato_leadUlqini apo emri i vjetër i tij Olcinium, e që i përkthyer e ka domethëniene »maja e kodrës dhe e maleve«  gjendet në pjesën më juglindore të bregdetit adriatik. Klima e Ulqinit është detare-subtropike. E karakterizojnë faktorët e shumtë natyrorë shëndetësorë.

Në këte tekst do bëhet fjalë për peloidin.

Peloidi (balta minerale shëruese) gjindet në lokalitetin e Zogajve, Shtojit, është shumë e yndyrshme dhe me ngjyrë të zezë, me një strukturë koloide të lehtë. Ph 8,4-8,5 me shije të njelmët, me aromë të oksigjensulfurit. Dëndësia është 1,40 g/ml. Sipërfaqja ku gjindet peloidi është prej 9 km2 dhe e mbuluar me rërë e me dhe. Rezervat e tija vlerësohen në rreth 350000m3.

Peloidi i Ulqinit është hulumtuar në dy raste, herën e fundit me 1985 nga ekipi i përbashkët nga Sarajeva, Zagrebi dhe Beogradi, kur u realizuan projektet për shfrytëzimin e faktorëve natyrorë të Ulqinit si dhe për ndërtimin e Qendres për turizëm shëndetësor në Ulqin dhe në Plazhin e Madhë. Ky i fundit duhet të jetë vendi ku do të aplikohet peloidoterapia.

Kushtet për formimin dhe regjenerimin e peloidit janë ideale: afërsia e detit, vegjetacioni i përafërt i bujshëm, prezenca e plangtomeve, guacave, kërminjëve. Balta shëruese paraqet një sistem heterogjen i cili përmbahet nga: Na, K, SiO2, AlO3, FeO3, CaO, MgO, CO2, pastaj bitumeni, materialet nga rëra, thartina humusi, 3,30% materieve organike. Gjithashtu gjinden edhe elementet radioaktive (uraniumradiumi).

Shfrytëzimi i peloidëve në qëllime terapeutike quhet peloidoterapi dhe paraqet një metodë me rëndësi të mjeksisë fizikale. Ka një aplikim të gjërë për bajtjen e shëndetit dhe të kondicionit fizik.

Peloidi shfaqë ndikim ngrohtësie, andaj ndikon në proceset e inflamacionëve lokale, në proceset regjenerative, trofikë, ndërsa në simptomin e dhimbjes ndikonë në mënyrë analgjike dhe spazmolitike.

Indikacionet: artittiset, artroza, periarteriti, spondilozat, diskopatia. Te kontrakturat posttraumatike ndihmon si analgjetik dhe faktor formimit të kallusit të ri.

Duke  ndikuar në extro dhe duke ngacmuar në introreceptore, shkakatojnë një varg reaksinonesh neurohumorale dhe neuroendokrine, veçenërisht është i rëndsishëm veprimi në koren e gjandrës mbiveshkëzore (glandula suprarenale), e cila me një produksion  të sforcuar të glikokortikoidëve, ndikon përshtatshëm në proceset inflamatore.

Gjithashtu përdorimi mundet të bëhet edhe te sëmundjet gjinekologjike, te sëmundjet e dobësisë së qarkullimit të gjakut te ekstremitetet e poshtme, te sindromi varikozë (joulceroz). Përdorimi edhe në dermatologji, për efekte kozmetike etj.

Në vendë të përfundimit:

Faktorët  natyrorë dhe mjekues të Ulqinit duhet shfrytëzuar maksimalisht dhe vënë në përdorim në qëllime mjekësore,gjatë reahbilitimit të sëmurëve, si dhe turizmin preventiv shëndetësor.

Të gjitha kushtet-sasia dhe kualiteti i baltës minerale shëruese,krahas  klimës  së butë dhe diellit, krijojnë cilësitë e përgjithme mjekuese  të Ulqinit.

Ne propzojmë ndfërtimin e një qendre për  shfrytzimin e kushteve natyrore në Pllazhin e Madhë për mjekimin me rërë(psamoterapia), dhe me peloid (peloidoterapia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Silver Korda: ENVERI PEKU – JETA TIJË MANEKENE

Bashkëvendasi jonë, Ulqinaku, Enver PEKU, kah viti 1970 emigroj në Zvicër, në Cyrih, ku sikurse edhe shumica Ulqinakve punoj vitet e para në gastronomie, hotelieri, e njëkohësisht angazhohet dhe aftësohet për  modelim. Vitin 1978 u