“Centroprojekat” Beograd-Zagreb së bashku me Komunën e Ulqinit si edhe Shtëpinë e shëndetit në vitin 1986 hartuan projektin studimor për ndërtimin e Qendrës rekreativo-shëndetësore në Ulqin. Lokacioni i mundshëm ishte zona në Pyllin e pshave ndërmjet hotelit »Galeb« dhe »Albatros«.
Në bazë shkëncore janë marrur si momente kryesore:
- Resurset natyror në regjionin e Ulqinit,
- patologjia e cila mundet të mjekohet me këto resurse.
Sipas lokacionit të këtyre resurseve propozohet:
- Ndërtimi objektit në afërsi të Pllazhit të grave
- Ndërtimi i objektit gjysëm të hapur në Pllazhin e Madh.
Në këtë objekt munden të mjekohen sëmundjet e përmendur në tekstin e mëpërparshëm.
Për mjekim me faktorë natyror do të aplikohen metodat:
hidroterapia,
fango dhe parafango terapia,
elektro terapia,
kInezi terapia,
terapia me inhalim.
Propozohet struktura e shërbimeve sipas sistemeve të njëriut :
- Sistemi i përgjithshëm dhe lokomotor…………….45%
- dermatologjia ………………………………………… 5%
- ……………………………………….. 20%
- stomatologjia ………………………………………… 5%
- ………………………………………… ….25%
Përveç pjesës terapeutike Qendra rekreativo-shëndetësore do të përmban edhe ambulancat për dijagnostifikim dhe dozimin e terapive.
Objekti gjysëm i hapur në Pllazhin e Madh është për:
- terapinë me rërë – psamotherapia,
- dhe më peloid – baltën shëruese peloidotherapia.
Për këtë arsye propozojmë që Pushteti vendor të hartoj Projektin për ndërtimin e Qendrës rekreativo-shëndetësore në Pyllin e pishave e cila tash është pronsia e Qeverisë së Malit të Zi.
Në fund.
Ky Projekt do ta vërtetoj vlerësimin e Pyllit të pishave duke e mundësue ruajtjen edhe valorizimin e tyre.
Pa diskutim, Qeveria e Malit të Zi duhet me e përkrah këtë ide.