Prim.dr Gani Karamanaga: RESURSET NATYRORE NË RAJONIN E ULQINIT

Deti – është me rëndësinë më të madhe natyrore-gjeografike për Ulqinin dhe rrethinën. Është i pasur me botë të shumëllojshme shtazore. Deti gjithashtu paraqet agjensin kryesor të ofertës turistike. Ajri mbi det është shumë i pastër, i pasuruar me aroma të bimësisë subtropikale dhe atyre kodrinore-malore. Tallazet (valët),duke u shpartalluar nëpër shkëmbinj, krijojnë aerosol të pasur me ozon, oksigjen, jod, natriumklorid. Gjatë verës temperatura e detit është më e ulët se temperatura e jashtme (e ajrit), andaj është kënaqësi të lahesh në det dhe tëmerresh me sporte rekreative. Uji i detit ka një mineralizim të madh, krahas me disocimin e mikro dhe makro organizmave të ndryshëm. Bakteriologjikisht uji i detit është i rregullt dhe andajlirisht mundet të shfrytëzohet në jashtësi (larje në det, aktivitete tjera lidhur me rekreacion, si edhe sporte nënujore), si dhe në mënyrë të brendshme: shpërlarje, inhalim, freskim të trupit dhemadje mund të pihet.Për këto arsye ndikon pozitivisht edhe në mënyrë mjekuese, sinë sistemin lokomotor, ashtu edhe në atë respirator dhe në sistemin e organeve të tretjes, në organet seksuale të meshkujve dhe të femrave. Një mysafir yni nga Shkodra më tha: ”unë mundem me orë me qëndrue në një vend duke shiku hapsirën e detit…

Kripa e detit – saliniteti (njelmësia) e ujit të detit është rreth 32gr/l, andaj shkaku i ditëve të shumta me diell, avullimit të shpejtë, ngritjes së butë të Ulqinit dhe mundësisë së formimit të baseneve me ujë të detit, është e zhvilluar industria e përfitimit të kripës detare. Përbërja: sasi të ndryshme mineralesh dhe mikro dhemakroelementesh si: K, Li, Sr, Rb, Ca, Mg, Al, Fe, Si, S, P. Gjithashtu edhe pjesëza të mikroorganizmave nga uji i detit, alga dhe plaktone, me shkatërrimin e të cilëve krijohen aminothartirat(prolini, triptofani, lizani, histidini).Për këto shkaqe, përdorimi në mjekësi është shumë i madh, përqëllime balneare si edhe për shërimin e shumë sëmundjeve:

– reumatizmit,

– sëmundjeve neurologjike (lumboishialgjia etj.)

– gjendjeve kirurgjikale dhe posttraumatizmale.

Llubërtia e shëllirës – (kripa e lëngshme, peloidi i butë). Kjo përmban shumë jod, Mg, Br, dhe gjithashtu është shumë e preferuar në mjekësi.

Ujërat minerale – të dhënat e para shkencore për ujërat termominerale të Ulqinit janë nga Dr. Jovan Kujiçiqi në vitin 1925 dhe 1932. Shkencëtari rus A. Shçerbakov këto burime në Ulqin i krahason me burimet në Ahen (Gjermani).Analizat e para fillestare janë bërë në Beograd në vitin 1925.Hulumtimet më të rëndësishme dhe më të gjera janë bërë në vitet 1984 – 1987 të të gjithë faktorëve natyrorë të Ulqinit. Përmbajtja kimike e ujit sulfurik në rajonin e Plazhit të Grave (Shpella e Qelbët) sipas Kurlov-it:

                                                                                        M19820H2S44,2

Cl 96 SO4 3

HCO3L Na82Mg8 Ca t24 Q S18

Burimet janë në lokalitetin e Plazhit të Grave, në Liman dhe në Valdanos. Më i njohuri është ky i pari, për arsye se në këto dylokalitetet e tjera nuk bëhet shfrytëzimi. Bëhet fjalë për ujin sulfurik mineral të tipit natrium-klorid, me mineralizim prej 17,0 mg/l dhe temperaturë 14,5°C, d.m.th. bie në ujërat e ftohta minerale. Uji mineral në Plazhin e Grave rrjedh në det dhe e pasuron vendin e cekët, gjë e cila, në kombinimin me diellin dherërën është dëshmuar se ka veti të jashtëzakonshme mjekuese të këtij mikrolokaliteti, e këtë e dëshmon vizita sa kalon e më shumëe vizituesve, të cilët nga viti në vit, vijnë në këtë plazh. Me një shfrytëzim më të kontrolluar ky ujë mineral, sikur një banjë, do të mund të shfrytëzohej për shërimin e sëmundjes së gjëndrës tiroide (hipofunksioni), ku përmes ajrit të detit dhe me pirjen e ujit jodi depërton në organizmin e të sëmurit; pastaj për shërimin e sëmundjeve të lëkurës (keratoza, psoriaza, ekcemët), si dhe rëndësi të madhe ka mundësia e kombinuar për mjekimin eastmës dhe sëmundjes pulmonare obstruktive kronike.

Rëra – e plazheve të Ulqinit është shumë e hollë dhe epërhimët, me fraksione prej 150-250 mikronë, pra 85% të përbërjes së përgjithshme, ndërsa mineralet e peshave më të mëdha specifike janë edhe më të vogla. Ka një radioaktivitet të lehtë dhe poliminerale, gati një e treta e rërës është e përbërë nga karbonatet, më shumë kalcit dhe folomit.Shfrytëzimi i rërës për qëllime terapie quhet psamoterapi.E nxehtë është transmetues i mirë dhe i përshtatshëm i ngrohtësisë, shkaku i hidroskopisë (thithjes së djersës së vet) dhe gjithashtumundëson djersitjen e vazhdueshme. Shfrytëzohet në formë të aplikimeve lokale dhe të përgjithshme në temperatura prej 45-50°C, në kohëzgjatje prej 30 minutave. Verës nxehet vetvetiu ngadielli dhe terapia kombinohet edhe me helioterapi (terapia mediell). Dimrit mundet të nxehet në enën e cekët metalike ose meaparate speciale.Indikacionet për përdorimin e rërës:

– sëmundjet kronike të sistemit lokomotor,

– sëmundjet reumatike dhe neurologjike,

– sëmundjet kronike gjinekologjike,

– sëmundjet e gjëndrës tiroide (hipertireodizmi: në kombinim me helioterapi dhe talasoterapi, depërtimi i jodit në organizëm)

– gjithashtu dhe sëmundjet e organeve respiratore në kombinim me terapi të tjera.

Peloidi (balta shëruese minerale) – gjendet në lokalitetin e Zogajve, Shtojit, është shumë e yndyrshme dhe me ngjyrë të zezë,me një strukturë koloide të lehtë. Ph 8,4-8,5 me shije të njelmët, me aromë të oksigjen-sulfurit. Dendësia është 1,40 g/ml. Sipërfaqja ku gjendet peloidi është prej 9 km2 dhe e mbuluar me rërë e me dhe. Rezervat e tija vlerësohen në rreth 350000m3.Peloidi i Ulqinit është hulumtuar në dy raste, herën e fundit nëvitin 1985 nga ekipi i përbashkët nga Sarajeva, Zagrebi dhe Beogradi, kur u hartuan projektet për shfrytëzimin e faktorëve natyrorë të Ulqinit, si dhe për ndërtimin e Qendrës për Turizëm Shëndetësor në Ulqin dhe në Plazhin e Madh. Ky i fundit duhet të jetë vendi ku do të aplikohet peloidoterapia. Kushtetpër formimin dhe regjenerimin e peloidit janë ideale:afërsia e detit, vegjetacioni i përafërt i bujshëm, prezenca e planktoneve, guacave, kërmijve. Balta shëruese paraqet një sistem heterogjen, i cili përbëhet nga: Na, K, SiO2, AlO3, FeO3, CaO, MgO, CO2, pastaj bitumeni, materialet nga rëra, thartira, humusi, sidhe 3,30% nga materiet organike. Gjithashtu gjenden edhe elementet radioaktive (uraniumradiumi). Shfrytëzimi i peloidëve në qëllime terapeutike quhet peloidoterapi dhe paraqet një metodë me rëndësi të mjekësisëfizikale. Ka një aplikim të gjerë për mbajtjen e shëndetit dhe tëkondicionit fizik.Peloidi shfaq ndikim ngrohtësie, andaj ndikon në proceset e  inflamacioneve lokale, në proceset regjenerative, trofike, ndërsa në simptomën e dhimbjes ndikon në mënyrë analgjetike dhespazmolitike.Indikacionet: artritet, artroza, periarteriti, spondilozat,diskopatia. Te kontrakturat posttraumatike ndihmon si analgjetikdhe si faktor i formimit të kallusit të ri. Gjithashtu përdorimimundet të bëhet edhe te sëmundjet gjinekologjike, te sëmundjet edobësisë së qarkullimit të gjakut te ekstremitetet e poshtme, tesindroma varikozë (joulceroz). Ka përdorim edhe në dermatologji, për efekte kozmetike etj.Vegjetacioni – i rajonit të Ulqinit në pjesën e tij bregdetareështë vegjetacion mesdhetar.

Kompleksi më i madh i pyllit të pishave (pishnaja) shtrihet nën lokalitetin e kodrës Pinjesh deri në Ranë (Plazhi i Vogël). Në këtë brez është edhe guri më burimin e ujit të sulfurit me veti shëruese, I quajtur Shpella e Qelbët (sot Plazhi i Grave). Rrethi i parë deri 300 m lartësi mbidetare i takon pyjeve gjithmonë të gjelbër me shumë lloje të pyjeve të vjetra siç është lisi, pyje të ulëta specifike për zonën bregdetare. Rëndësi të madhe në vegjetacionin bregdetar të Ulqinit ka ullishta e vjetër (disa ullinj mund të jenë edhe nga 1000 vjet). Mendohet se në këtë zonë ka gjithsej rreth 60000 trungje (rrënjë) ullinj. Në vitin 1978 pushteti i atëhershëm pa dëshirën e pronarëve dhe në mënyrë të dhunshme ia dorëzoi në përdorim Armatës Popullore të Jugosllavisë së atëhershme për ndërtimin e objektevepër pushim dhe rekreacion. Zona e luginës së Valdanosit përqytetarët e Ulqinit atëherë u bë e kufizuar dhe pa autorizime nukmundej të hyhej në luginë. Ullishta më e mirë dhe më frytdhënëse mbeti jashtë përdorimit. Kështu janë shkatërruar mbi 1000 trungjeullinj të vjetër. Ullishta e Valdanosit është momentalisht në fazën etharjes dhe zhdukjes së saj. Kohëve të fundit janë bërë shumëiniciativa për kthimin e luginës së Valdanosit dhe ullishtës ish pronarëve (204). Në këtë mënyrë kjo luginë në gjirin më të bukurnë këtë pjesë të Adriatikut dhe më gjerë do të bëhet e lirë përpopullin e Ulqinit, si edhe për mundësinë e investimeve në turizëm.Po ashtu do të revitalizohen edhe ullinjtë e vjetër.Ulliri si vegjetacion konsiderohet si vegjetacion me efektepozitive për mjekimin dhe profilaksën e astmës dhe SPOK-utUllishta e punuar është një ambient ku nuk ka alergjene (ose ato anë shumë të rrallë) dhe kështu krijon kushte të volitshme siç është përmendur.

Nuk do të komentohet shumë se deri në ditët e sotme  nuk është bërë shumë për zhvillimin e turizmit mjekues në Ulqin. Kjo monografi ka edhe njërin prej qëllimeve kryesore: të ringjallet ideja për turizmin mjekues në Ulqin i cili nënkupton edhendërtimet të cilat do të ceken në tekstin e ardhshëm.Edhe njëri prej qëllimeve do të jetë mjekimi i sëmundjeve tëlartpërmendura me faktorë natyrorë, si dhe kohëzgjatja e sezonit turistik gjatë tërë vitit d.m.th. 12 muaj.

Prim.dr Gani Karamanaga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi