Prim.Dr.Gani Karamanaga: Temperaturat ekstreme – Sindroma i stresit nga temperaturat e larta

Dielli, Sunce, SunNë shumë pjesë të botës  në periudhën  1961- 90 v.  temperatura  është ngritur  3°C sipër T mesatare.

Në disa vende është më madhe për 5 shkallë C. Gjithnjë qëndron trendi i rritjes  temperaturës dhe prodhimit të agjeneseve gazore dëmtuese në vazhdimësi, (burimi: Schar C.: Nature.2004.427,332.) Sipas raporteve të Repartit për hulumtime klimatike dhe parashikime të Entit Hidrometeorologjik, përpara ka pasur 2-3 valë me temperatura të larta gjatë tërë vjetës, sot janë 4-6 dhe kanë kohëzgjatje më të madhe.

2010 vit ka qenë më  i nxehti në dhjet vitet e fundit në Europë. Temperatura është më e lart  për 0,62°C  nga mesatarja në krahasim me shekujit të përparshëm
( Regjistrimet meteorologjike kanë filluar prej vitit 1880 )

Valët e nxehta e zmadhojnë riskun  për vdekje të shpejt, posaçërisht te popullata e cila ka kapacitete të zvogëluara për adaptim për stresin  e  nxehtësisë  kur  temperatura e jashtësisë është sipër 36°C, dmth me e ngritur se temperatura e lëkurës të njeriut i njëjti  mekanizëm efektiv  për uljen e temperaturës të lëkurës është djersituni.

Hipotalamusi i cili  rregullon  termoregulacionin  mundet me jap zvogëlimin i aktiviteteve te të moshuarit  dhe të sëmurit. Fëmijët e vegjël prodhojnë më tepër nxehtësi metabolike, kanë mundësitë më të vogla për të djersitur   dhe temperatura rritet  së shpejti.

Simptomat e lodhjes nga nxehtësia  paraqiten kur temperatura e jashtësisë është ndërmjet 37 -40°C./: humbja e ekulibriumit, ploshti, këthimi i ushqimit, dobësia e muskujve me kontrakcione ,lëkura e zbetë, rritje e temperaturës  menjëherë, dhimbje e kokës.

Simptomat e sulmit nga temperaturat e larta  :dëmtimet ireverzibile në sistemin qëndror nervor dhe mbarimi me vdekje, paraqiten kur temperatura kalon 40°C në vazhdim  prej 45 min., deri  8 orë. dhimbje koke,ploshti,etje,gjumësi,lëkura e nxehtë dhe e thatë, agresion, konfuzion.

Sindrom i stresit të nxehtësisë si entitet klinik  i ri,   i definuar nga Italijanët në 2003 v.  Paraqet ndodhje sezonale(epidemike) rritja e stopës të vdekjes të parakohëshme/ më së shumti te të sëmuarit nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore,.

(Burimi: Heat Stress Syndrome. It. Jour.Chest Dis. 2004.).

Në  Europë ,në gusht  2003 v. është regjistrua  vala e nxehtësisë extreme më i madhe në 150 vitet e findit,  e cila në kombinim me ajrin e  kontaminuar ka arritur rritjen e e rasteve me vdekje për 36% në krahasim me të priturit-në kushtet normale.(burimi: Frich P: Clim Res 200:19:193)/

Në Britanin e Madhe vdekëshmëria ka qenë më e madhe 21-38%, te personat sipër 75 v. deri në 60%, në krahazim me periudhën 5 vjeçare të mëpërparshme./Stedman JR.:Atmospheric Environmnent, 2004:1087.)

Në Spanjë, Portugali, Francë, temperaturat sipër 40°C kan qenë shkaku i vdekjeve  te personat të ciët  kan pasur pamje të mirë shëndetësore..(I Bosch X. Lancet 2003:362:543).

Në Francë  temperatura 7 ditë ka qenë sipër 37°C,  në disa qytete deri në 40°C,  e  bashkuar me  ndotjen e madhe të ajrit ka arritur koncentrim të madh.-të ozonit.Pariz ka qenë shkurt edhe restrikcioni i përdorimit të automjeteve private.Numëri i rasteve me vdekje  ka arritur 14.800  te të gjithë grupmoshat, më së shumti te të moshuarit dhe të sëmuarit . Shpenzimet  shtesë për  shërbimet e Emërgjencës 748 miliona dolara.(:Dhainnaut JF: Critical Care 2004:8:1. Bouchama A: Intensive Care Med 2004:30:1).

Në  Portugali jan bërë hulumtimet për pasojat lidhur me  temperaturat e larta në vitin  2003  në 41 spitale, në 2.093 të sëmuar sipër 45 v. ,dhe është regjistrue rezultati dhe vërtetim i padasikutushëm  që klimatizimi  i  spitaleve e ka zvoglua vdekshmërinë për40%.

Në katër qytete, Milano, Rom, Torino idhe Gjenovë,egzistonë projekti, “Shërimi i emërgjencës veror për të moshuarit,” – Qendrat termoregulative për ndihmesën në rastet  prej temperaturave të larta.Qendrat për ndihëm te rastet te stresi me nxehtësi,ku ndërmjet tjerave bëhet spjegimi si  logoritetet  parashikimi lidhur me ndikimin e T të larta.

Njëra prej pasojave mbas gushtit 2003 v. në.Britanin e Madhe  është edhe tematika e shëndetit publik “Çka do të bëhet në rastet me temperatura të larta”, ku rekomandohet: – kush është i  rrezikuar –  simptomët,cilët ,  si me e u sjellur  kur duhet të kërkohet këshillia ,si bëhet Plani për temperatura ekstreme  për personat të rrezikuar, të moshuarit, posaçarisht sipër 75 v.,personat të palëvizëshëm,demencionet dhe  të sëmuarit me sëmundje psiqike  ,të sëmuarit me sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore,dijabeti ,insuficincia renale, personat të cilët përderojnnë alkolin .

Foshnjet dhe fëmijt e vegjël ,4 v- personat fizikisht  aktive,puntorët, sportistët dhe gratë -personat të të cilët përderojnë  medikamentet të cilët munden të shkaktojnë  funksionin e veshkëve,  sistemin e termo-regulacionit trupor si edhe elektrolit balansin:  antikolinegjikët, vazokonstriktorët,antihistaminikët, diuretikët, supstancat psiqikooaktivë,antihipertenzivët, e tj.

Mekanizmet adaptues te stresi i nxehtësisë: djersituni është mënyra më e  mirë për uljen e temperaturës të brendshme.

Vazodilatacioni fiziologjik në lëkurë mundet të rezultojnë kolapsin lidhur me dehidratacion..

Te të rinjët mënyra e kompenzimit bëhet përmes  marrjes të lëngjëve, por jo  kofein dhe alkol.

Komiteti për shëndetin publik në kuadër të shoqatës Europiane respiratore ( ERS)
2008.v.në Belgjik rekomandon:  së pari  ka identifikua fushat të rëndsishme për shëndetin  respirator të cilat janë nga ndikimi i ndryshimeve klimatike te: të sëumarit nga  sëmundjet pulmonare, puntorët të cilët punojnë në shëndetësi, personat zyrtar   të cilët janë  në përgatitjen Planëve.

Rekomandimi i parë  nënkuptonë deficiti i diturisë  të persoanlit shëndetësor lidhur me këto çeshtje.

Është e nevojshme që shërbimi shëndetsor i çdo  shteti të aprovojë Planin për  çeshtjet  të cilët ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut. Mjekët duhen ti njohin rekomandimet pë mbrojtjen lidhur me ndikimin e  temperaturave të larta, mbrotja si edhe mjekimi, akcent i posaçëm te  popullata vulnerabile , përgatitjet për stinën e verës .

Këshillat: tue fillue prej marrjes të lëngjeve  dhe ujit deri te korekcioni i terapisë medikamentoze.

Rekomandimet e ERS-it:  për temperaturat  ekstreme bazohen: ndrimi i sjelljesë në shtëpi, kontrolimi më i mirë i sëmundjesë kryesore te pacientët,  sistemet alternative për energji për  nxemjen dhe ftohjen e  hapësirave ,  kamapanjat informative, etj.,  deri te këshillat për  ndryshimin dhe  dizajnin  e ndërtimit të banesave.

 

Kur në vendbanimet e mëdha prognoza  e kohës me temperatura sipër32°C u  në periudhën e gjatë , popullata duhet të lajmërohet përmes mediave dhe i tregohet për rriskun për shëndet.
Këshillat:

Largimi prej ndikimit të diellit dhe mosdalja jasht prej  orës11 deri në 15 orë
Mos të punojnë  gjatë ditës, përveç në mëngjezë. Në raste  kur duhet te delet jashtë, me mbajtur kapelin, sheshirin,me veshur rrobe të pamukta dhe të bardha .Veshja duhet me qenë komode dhe  me mbajtur ujin me veti. Të organizohet  regjimi i posaçëm në  shtëpia-banesa, freskimi me ujë të ftohtë, ventilimi i dhomave, dushë , stërpikja me ujë të ftohtë.Të përderohen lëngjet, uji/ jo alkool, kafe,çaj/ –  Për ushqim:me qenë i ftohtë, salatë, pemë të cilët kan shumë ujë –  mos përdorimi i aspiriit ose  paracetamolit,  terapinë medikamentoze me e koriguj, etj.,.

ERS  pret  nga mjekët pulmologët që të angazhohen në të  gjithë nivelet  me qëllimin e mbrotjes shëndetit të populates  nga ndikimi i temperaturave të larta.

Konluzionet e Komitetit të ERS-it

Bazohen  për hulumtimet kualitative lidhur me ndyshimet klimatike   dhe ndikimn e këtyre posaçasissht   në rritjen e sëmundjeve  respiratore te njerzit .Me u ngrit  modeli i parashikimit të këtyre sëmundjeve. Të përmirsohet modeli i përcjelljes koncentrimit të alergjenëve në jashtësi, të definohen indikatorët për incidencën e   prevalencën e sëmundjeve respiratore   në  afat të gjatë, tue përcjellur edhe kushtet ekonomike/sociale.

Kancelaria Regjionale e OSHB në Europë është në përgatitje  të programeve afatgjate dhe afatshkurte si edhe rekomandimet për zvoglimin dhe parandalimin e efekteve  Sindromit të shkaktuar nga temperaturat e larta.

KB presin dhe rekomandojnë që çdo shtet të marr përgjegjësin e vet  për ndryshimet klimatike dhe rriskun për shëndetësi të popullatësë ,hartimin i planëve nacionale dhe internacionale, ku do të përshkruhen rregullat dhe masat të cilët do të ruajnë shëndetin e njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Abazoviq: NË ULQIN NË SHTATOR FILLON NDËRTIMI I HOTELEVE TË KATEGORISË SË LARTË
Abazoviq: NË ULQIN NË SHTATOR FILLON NDËRTIMI I HOTELEVE TË KATEGORISË SË LARTË

Kryeministri i Malit të Zi Dr Dritan Abazoviq tha se Ulqini më në fund do të ketë hotele me pesë yje. Siç deklaroi ai, “Sunny Palace” do të ndërtojë një hotel luksoz në vendin e ish “Galebit”, në të cilin

OT: MBI 40 MIJË MYSAFIRË TË REGJISTRUAR QËNDROJNË NË ULQIN
OT: MBI 40 MIJË MYSAFIRË TË REGJISTRUAR QËNDROJNË NË ULQIN

Edhe në mes te gushtit Ulqini shënon një vizitë të shkëlqyer, bëjnë të ditur nga Organizata Turistike. Siç theksohet, në rivierën e Ulqinit qëndrojnë 40.715 mysafirë, prej të cilëve rreth 80 për qind janë

Sonte manifestimI tradicional: “DITËT E BAMIJEVE” NË KALA
Sonte manifestimI tradicional: “DITËT E BAMIJEVE” NË KALA

Aktiviteti “Ditët e bamjes”, tradicionalisht për të pestën vit me radhë do të mbahet sonte, në sheshin Servantes në “Palata Venezia” në Kala, me fillim nga ora 20:00. Turistëve dhe të gjithë vizitorëve

Forca: A.LLUNJI KOORDINATOR PËR ULQIN DHE TIVAR NË TË MIRAT DETARE
Forca: A.LLUNJI KOORDINATOR PËR ULQIN DHE TIVAR NË TË MIRAT DETARE

  Nga Forca e re demokratike është kumtua që sot Asllan Llunji është emëruar Koordinator për Ulqin e Tivar në Ndërmarrjen të Mirat Detare. Asllani lindi në Tivar me 12.02.1992. Shkollën fillore e

Qeveria: GJITHÇKA GATI PËR FILLIMIN E NDËRTIMIT TË KOPSHTIT NË FUSHËN E ULQINIT
Qeveria: GJITHÇKA GATI PËR FILLIMIN E NDËRTIMIT TË KOPSHTIT NË FUSHËN E ULQINIT

Ajo që është pritur prej shtatë vitesh, ndërtimi i çerdhes së re në Fushën e Ulqinit, është në prag të realizimit. Për këtë projekt kredia është miratuar nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës,