Prim.dr Gani Karamanaga: Tregime të përzgjedhura

Plaka Ibra

Ibra ishte një grua e vjetër. Ishte e popullatës të cilët në Ulqin i kemi quajtër Gabel. Ishte shumë e vjetër. Zakonisht, Gabelët nuk kanë jetuar shumë për arsye të kushteve të vështira jetësore. Ka pasur probleme shëndetësore lidhur me frymëmarrje të vështirësuar, kollitje. Duhanin e kishte përdorë më se gjashtëdhjetë vite me radhë. Rrobat i ka pasur karakteristike për kombësinë e tyre. Është munduar të jetë e pastër.

Një herë erdhi në vizitë te unë dhe më tha: „Ti si dobar doktor, ali nemoj da me pregledaš ofrlje kao prošli put „(Ti je doktor i mirë, por mos më vizito sa me than, si herës tjetër). Unë e ndëgjova me një buzëqeshje.

Ibra e vjetër ka pasur plotësishtë të drejtë. Gjithëkush e meriton që mjeku ta vizitojë mirë dhe me kujdes të veçantë.

Këto fjalë nuk i kam harruar asnjëherë.

 

Shoqja e nënës time

Gjatë punë time si mjekë disa herë kanë ardhur edhe disa shoqe të nënës time.Më kujtohen tri prej tyre.

Njëra (H.L.) ka ardhur më shpesh se tjerat për shiqime te unë.Një herë e vizitova.  Në ordinancë. Vazhdova punën dhe mandej dola në pushim.

Duke ecur me makinë  në afërsi të shtëpisë së shëndetit u ndala te semaforat..H.L.ishte duke pritur.E  ftova që të hyjë në veturë dhe kur hyri e pyeta se e dita se do të fliste ndonjë gjë  interesante për të ndëgjuarë:

”  Hanko H.pse ecë në kambë , ku i ke  të afërmit ”

Ajo u  përgjigjë:

“ E more doktor, tesh  me fëmijët e mij jemi ba gjëni”

( Plaka jetonte , vetëm). E ndalova te shtëpia e saj. Ka ardhur edhe disa herë për shiqime.

Gjithmon e kam vizituar mirë,se ajo ka qenë shoqja e nënës time.

 

Pritja te mjeku

M.P. ka qenë pacient i rregullët në ordinancën time.Ka vujtuar  nga sëmundja pulmonare obstruktive me kollitje,zorëfrrymarrëje, infeksione të shpeshta respiratore.Gjthmonë ishte pedant,ka pritur rendin pa asnjë fjalë.Njëherë duke u vizituar i tregova se më është prishur  vetura.Ai tha se mundohet me e pasur veturën e tij në rregull,psh. thonte unë kam dy goma rezervë të përgatitura për ndërrimin  e nevojshëm.

Një ditë erdhi në vizitë.Duke pritur ai edhe një pacient tjetër më lajmëroj sekretaresha që të shkojë te drejtori.

U ktheva pas gjysëm ore,vazhdova punën.E thira mëpërpara  pacientin  tjetër  (I.M.).Ky  ka dashtur  për ti përshkruar disa medikamente për babain e tij.Pas tij erdhi në rend M.P.Para se ta vizitoj më pyeti :

a të tha ndonjë gjë ky personi  para meje”. U përgjigja se nuk ka thënë asgjë. Ka qenë i qetë. M:P: vazhdoji :

duke pritur ai i mëpërparshmi ( I.M.) ka qenë shumë i shqetësuar, ka folur kundër doktorit (Unë)…..,unë ( M.P.) i   fola kështu: qetësoju more djal, merre vehten me të mirë ,nuk ke levërdi me u fjalosur  me doktorin si edhe me gruan, gjithmonë je i humbur…”

Një herë tjetër: i sëmuri nga Shtoji (N.E.) ka qenë pacient i rregullët.Ka pasur probleme  me frrymëmarrje të vështirsuar.

Një ditë duke pritur  me  e ftue në ordinancë për shiqim  sekretarja e drejtorit (Primdr P.Ban) më telefonoj se duhet me shkua menjëherë te drejtori për n jë konsultim.N.E.priti  20 minuta e mandej e vizitova pas kthimit  prej drejtorit.Pas disa ditëve  N.E.  erdhi prap në vizit te unë.Ndodhi e njajta gjë:prap më ftoj drejtori për të shkua te ai.N. priti përsëri.Unë vehdin nuk e ndieva mirë.Doli se dy herë  pacienti të prite  për shiqim te unë.Pacineti ishte i moshuar , i sëmur.Kur u ktheva  në ordinacë  më së pari u drejtova pacientit(N.E.):”më vjen shumë keqë si ke pritur dy herë te unë, më beso se gjithë kohën që kam qëndruar te drejtori  kam menduar në ty”.N.E. u përgjigjë:” tash kur e di si  ke menduar në mua ,po e kam ma lehtë”.

 

Plaku nuk vdiq

Sot në fshatin Reç në bregun e Bunës vizitova një plakë  (1923). Ishte në gjendje shumë të rëndë. Deri tani e kisha vizituar disa herë. I kishte ardhur motra tedhjetëvjeçare nga Shqipëria si edhe djali i cili jetonë në Njujork.

Më pyetën si e ka gjendjen. Djali nga Amerika më tha se do të udhëtojë nesër e nuk din  se çka të bëjë. Unë ja tregova një ndodhje para njëzet vjetëve.

Vizitoja një shumë të moshuar. Ka pasur shumë sëmundje, dhe gjendja u keqësua.Jetonte vetëm me plakën. Djali i punonte në  Gjermani. Një ditë plaka më pyeti a ta ftojë të birin për të ardhur. I tregova mendimin tim që të vijë i biri.

Kaluan dhjet ditë. E vizitova prap plakun e sëmuar. Gjëndja ishte e pandryshuar. Por, plaka më tha : “Djali erdhi, kaluan dhjet ditë, po i vjen koha për tu kthyer në Gjeramani, plaku….”. Pak i   habitur u përgjigja: “Unë jam për ta mjekuar, sa ka për të jetuar dikush, atë gjë e dinë vetëm Zoti”. Djali nga Amerika dhe tjerët u qeshën. Ai tha: ”E kuptova bisedën tënde, unë të falënderoj.”

(nga libri i ardhshëm “Udhëtimi  i një mjeku”)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI
Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI

NP “Qendra për Kulturë – Ulqin” nis ciklin e mbrëmjeve me temë letrare, historike, kulturore, sociale… Këtë cikël e kemi titulluar ODA, meqë tubon dashamirë në një vend dhe u jep

Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…
Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…

Javët e fundit të këtij viti do t’i kalojmë në një atmosferë festive, me pije, ushqim, e mbi të gjitha muzikë të mire. Në skenën e “Sweet December” me 24 dhjetor do të ngjiten: Accoustic

CEDIS: EDHE TË ENJTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: EDHE TË ENJTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të enjten, më 8 dhjetor, në periudhën prej orës 8 deri në 15,00, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: Pistulla,

Prezantohet programi Sweet December: MUND TË TËRHEQIM TURISTËT NGA I GJITHË RAJONI
Prezantohet programi Sweet December: MUND TË TËRHEQIM TURISTËT NGA I GJITHË RAJONI

“Besojmë se kemi eventin më të bukur që do ta ringjallë Ulqinin në këtë periudhë, me të cilin mund të tërheqim mysafirë nga i gjithë rajoni”, tha të mërkurën në prezantimin e programit të eventit “Sweet

Me mbështetjen e diasporës: HAPET FURRA E BUKËS NË OSTROS
Me mbështetjen e diasporës: HAPET FURRA E BUKËS NË OSTROS

Shoqata “Kraja”, e cila vepron në SHBA dhe ka filialin e saj në vendlindje, ka realizuar projektin e fundit – furrën e bukës në Ostros, transmeton Barinfo. Vitet e fundit kjo zonë nuk kishte furrë buke,