Sëmundjet Varicella dhe Herpes Zooster shkaktohen nga i njëjti virus ,i cili në faza dhe në mosha të ndryshme të njeriut manifestohet me disa veçori p.sh. varicella shfaqet në mosha të reja, si proçes i gjeneralizuar, kurse Herpes Zooster manifestohet në moshat e më vonshme dhe si proces i lokalizuar.
Etiologjia: shkakatri është virusi human(alpha) herpesvirus 3.
Epidemiologjia: burimi infeksionit është njeriu dhe ky infeksion është i përhapur në tërë botën.Në komunitete me popullatë të dendur, reth 80-90% e popullësisë e kanëkaluar varcellën në moshat 10-15 vjeçare.Varicela është sëmundje e tipit aerogjen,që përhapet si rregull në dimër-pranverë.Sëmundja përhapet nga njeriu te njeriu në mënyrë direkte,me rrugë aerogjene ose në mënyrë indirekte, nga kontaktet me sekrecionet rino-faringeale të pacientit.Varicella është shumë infektuese në fazën fillestare të erupcionit , të rrashit.Herpes zoosteri është më pak infektues, por ai mundet të jetë burim infeksionit për varicellën te fëmijët.
Periudha infektuese:zgjat 5-6 ditë para zhvillimit të rashit(ndryshimet në lëkurë) dhe më vonë 5 ditë pas zhvillimit vezikulës së parë.
Pamja klinike:Inkubacioni është 2-3 javë(inkubacioni është momenti prej kohës që shkatari deporton në organizëm deri te manifestimi i sëmundjes).
Stadiumi invaziv:dobësia, ethet, temperatura,dhimbje koke,mialgia ( dhimbje e muskujëve).Zgjat 2-3 ditë.
Stadiumi i erupcionit:më së pari është rashi kalimtar, mandej egzantemi makulo-papuloz.Ekzantema(ndryshimet në lëkurë) është polimorfe, me forma dhe “mosha” të ndryshme zhvillimi.Disa formacione janë në formën makuloze (si njolla të kuqe), ose pauloze (të ngritura mbi lëkurë), kurse disa kan arritur në fazën vezikulare,deri në pustula(fëshikza me sekret ose të infektuara) .Vezikulat zhvillohen për 3-4 ditë. Elementet e rashit janë më të shprehur në zonat e mbuluara të trupit më tepër se në ato të zbuluara.Vezikulat gjenden në pjesën me flokë të kokës, në aksilë, në mukozën e gojës, në rrugët e sipërme të frrymëmarrjes, si edhe në konjuktivat (syt).Në adultë mund të ndodhin raste më të rënda , me ethe të lartë dhe ndëlikime pulmonare.
Stadiumi i zhdukjes të ndryshimeve në lëkurë: zgjat 7-8 ditë. Vezikulat zhduken duke lënë një dregëz të vogël, si regull, pa cikatrice(pa pasoja).
Sëmundja mund të shfaqet me forma të ndryshme klinike:
–format e lehta ose abortive
–forma shumë të rënda buloze, hemoragjike(varicella bulosa, varicella ulcerosa, varicella gangrenosa,Purpura varicellosa):shfaqen sidomos në personat me imunodeficiensë, ose te ato që kanë përdorur imunosupresor,përfshir edhe kortikozonët.Në këto raste mund të ndodhin edhe infeksione sekondare.
Varicella në shtatëzënsi:Infeksioni i grave me varicelë, në 3-4 mujorin e parë të barrës, mund të japi dëmtime kongenitale të fetusit, sidomos në tru,hipoplazi të kartilagove.Këto komlikacione janë të ralla deri në 2-3%,por kujdesi është i nevojshëm te grat shtatëzëne, në rastet e kontaktit me të sëmurin, është e nevojshme terapia me imunoglobulinin antivariceloz, ose me imunoglobulinin e përgjithshëm.
Varicela te adulët:Mundë të jep forma të rënda të sëmundjes, prandej në këto rastwe mund të përderohet acicloviri me 800 mg, katër herë në ditë,për 7-10 ditë.Për fëmijët jepet 20mg/kg për 5 ditë.
Diagnoza e varicelës:bëhet nga informacionet e situatave epidemiologjike.Provat serologjike vlerësohen në dinamikë, në periudhën akute dhe në konvaleshencë.
Terapia:mjekimi simptomatik i varcelës është i mjaftueshëm, në shumicën e rasteve të fëmijëve apo adultëve me imunitet normal.Në rastet me imunodeficiencë,duhet përdorur acicloviri sa më heret me 10 mg/kg për 10 ditë.Terapia antimikrobike përderohet te komlikacionet.
Masat parandaluese:fëmijët e sëmuar largohen nga kolektivi, për 5 ditë pas erupcionit, ose kur vezikulat kan formuar kruste.Në spitale ku ka të sëmuar me imunodeficiens, bëhet izolimi i rreptë i burimit të infeksionit.Duhet të bëhet dezinfikimi i objekteve dhe mjedisit me rastet e kontaminimit të tyre gjatë kollës apo sekrecioneve që nxjerr i sëmuri.Mund të përdoret edhe gama globulini në rastet e kontaktit te personat me rrezik(të përmenduara).
Vaksina: egzistonë vaksina me virus të dobësuar VZ (Varivax) te ne ente nuk ka ndonji përdorim.
Si përfundim :në mjedisin tonë gjatë muajëve të kaluar ka pasur shumë raste me këte sëmundje.Ka pasur raste edhe te të rriturit.
Pas sëmundjesë të varicelës zhvilohet një imunitet i mirë.