“Isha në parajsë. Në parajsë dua të kthehem. Faleminderit”, e ka shkruar në librin e përshtypjeve të mysafirëve të Adës princi malazias Nikolla II Petroviq Njegosh.
Ai kah fundi i javës së kaluar ka qëndruar në këtë ishull magjepsës dhe është mrekulluar me bukurin e tij dhe me mirësjelljen e stafit në Adë.
Ishte e parashikuar që Nikolla II me pretenduesin e fronit shqiptarë, princ Leka II Zogu, të hap Panairin e sivjetmë të librit në Ulqin. Por, manifestimi për shkak të motit të keq është hapur të dielën me 11 gusht, një ditë më pas seç është planifikuar, kur princërit veç kishin ikur.