Princ Nikolla Petroviq ka paralajmëruar që “Fondacioni Petroviq-Njegosh” dhe profesionistët nga Mali i Zi në këtë lëmi në bashkëpunim me kolegët nga Franca do të formojnë skuadrën e ekspertëve të cilit do të merren me rikonstruktimin e ndërtesave të vjetra në Ulqin.
Ai para disa ditëve vizitoi Ulqinin dhe sidomos Kalanë në mënyrë që në vendngjarje të bindet në gjendjen e trashëgimisë kulturore në këtë hapësirë.
Princ Nikolla është, përndryshe, arkitekt me profesion. “Ruajtja e trashëgimisë kulturore nuk është vetëm aktivitet nostalgjik, por është aktivitet i lidhur me ekonominë dhe turizmin”, thotë ai dhe shton që trashëgimi kulturore nuk janë vetëm objektet fetare dhe pallatet, por këtu bëjnë pjesë, për shembull, peizazhet dhe tarracat e bukura.