Prindër shqiptarë në MZ: PETICIONI PËR ARSIM TË DËNJË

ProtestaNxënës shqiptarë, qytetarë të Malit të Zi!

Duke u bazuar në aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e Malit të Zi, neni 79 Mbrojtja e Identitetit kombëtar, dhe neni 80 që ndalon asimilimin, dhe ligjet ndërkombëtare që garantojnë të drejta të barabarta pa marrë parasysh gjininë, kombësine, fenë apo ngjyrën, kërkojmë respektimin e të drejtave tona themelore për arsimim të denjë si shqiptar, popull autokton në Mal të Zi:

1. Nxënësit shqiptar në Mal të Zi kanë shumë pak për të mos thënë, aspak apo të cunguar njësi mësimore nga identiteti kombëtar i shqiptarve.

2. Gjuha amëtare shqipe edhe pse përdorimi i saj është i garantuar me ligj nuk zbatohet në praktik nëpër të gjitha dokumentet shkollore, mbledhjet apo aktivitetet tjera në shkollë.

3. Politika dhe centralizimi ka lënë jashte shqiptarët nga procesi, filluar që nga ministria, drejtimi i institucioneve shkollore dhe vendimmarrse.

4. Shkollat, në veçanti paralelet e ndara në zonat rurale ku mësojnë nxënësit shqiptar janë në gjendje shumë të keqe, dhe nuk plotësojnë kushtet për zhvillimin e mësimit.

5. Tekstet shkollore, në veçanti  libri i historisë, është diskriminues dhe ofendues, e po ashtu ai i kulturës muzikore.

Theksojmë këto janë vetëm disa prej anomalive që rëndojnë arsimin e nxënësve shqiptar në Mal të Zi, andaj kërkojmë që fëmijët tanë, nxënësit shqiptar të mësojnë si shqiptar ,duke mësuar për historinë ,këngët  dhe kulturën kombëtare në tekstet e tyre shkollore, që tekstet shkollore aktuale të zavëndsohen me botimet e Prishtinës deri në hartimin e teksteve të reja shkollore, ku do ishin edhe shqiptarët pjesë e këtij procesi.

Gjuha shqipe të përdoret në të gjitha dokumentet shkollore, që shqiptarët të jenë të përfaqsuar në tërë procesin, duke filluar nga Ministria e arsimit, Enti për tekste shkollore, institucionet arsimore dhe vendimmarrse dhe që në shkollat ku aktualisht janë kushtet ekstreme të bëhën investime duke u mundësuar nxënësve mësim normal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

Ulqin: Kumtesë mbi aktivitetin e Komunës

Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Ulqinit niset në ndihmë në qytetin e Shkodrës. Pas zjarrit që ka kapluar një lagje në Shkodër dhe me kërkesë të Kryetarit të Bashkësisë Shkodër z.Benet Beci