Prishja e bedenave në Kala: PRITET REAGIMI I ORGANEVE KOMPETENTE

Kalaja, Stari Grad, OdronBedenat e Kalasë prapë po shemben dhe nevojitet reagimi i shpejtë i ekspertëve të cilët sa më urgjentisht duhet të sjellin planin për sanim, thuhet në përfundimin e skuadrës së ekspertëve të Qendrës për Konservim dhe Arkeologji të Malit të Zi.

Ekspertët e këtij institucioni vizituan terrenin dhe hartuan raportin të cilin e dërguan pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit, Drejtorisë për Mbrojtjen e të Mirave Kulturore dhe institucioneve të kulturës në Ulqin. Mirëpo, akoma pritet reagimi i institucioneve kompetente.

Përndryshe, në raportin e Qendrës theksohet se është tërësisht e sigurt se shkak i devastimit, në masën më të madhe, ishte pakujdesi dhe mungesa e masave parandaluese të mbrojtjes. Si rezultat kemi përqindje të lartë të vegjetacionit të egër, me rrënjë të fortë dhe të shpërndarë, i cili gjendet në cepin e zonës së shembjes, si dhe mbeturinave inerte të grumbulluara artificialisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi