Prishtinë: DELEGACIONI I LARTË I KOMUNËS SË ULQINIT TEK KRYETARI THAÇI

photo 3Kryetari i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka biseduar sot në Prishtinë me përfaqësuesit e lartë të Komunës së Ulqinit.

Thaçi për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit bisedoi me kryetarin e Kuvendit komunal Loro Nrekiq, nënkryetaren e Komunës Hadixha Gjonin, deputetin në Kuvendin e Malit të Zi Luigj Shkrelin, sekretarin për ekonomi Milazim Mustafen dhe drejtoreshën e Organizatës turistike Zana Sarvan.

Në një pritje të përzemërt dhe respektuese u shkëmbyen edhe qasjet aktuale të marrëdhënieve të shkëlqyeshme në mes të Malit të Zi dhe Kosovës. U vlerësua se anëtarësimi tashmë i sigurt i Malit të Zi në NATO do të kontribuojë në stabilizimin politik të rajonit.

Gjatë takimit u bisedua edhe për çështjet aktuale lidhur me përgatitjen sa më të mirë të sezonit turistik në komunë të Ulqinit. Duke e çmuar faktin se pjesa dërmuese e mysafirëve që vijnë në këtë komunë janë nga Kosova, u çmua i nevojshëm lehtësimi maksimal i qarkullimit të tyre, veçanërisht në pikën kufitare Muriqan-Sukubinë.

Delegacioni i Ulqinit prej të mërkurën është në Prishtinë me rastin e panairit tradicional të turizmit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Hajro Ulqinaku: Ulqini na qenka Parajsa në Tokë!

Të gjithë ne jemi të vdekshëm, vetëm deti dhe libri janë të përjetshëm. As populli nuk mundet të ruajë në kujtesë sa një libër. Ulqini është një histori e moçme prej 2500 librash të pashkruara.