Sot dhe nesër në Prishtinë, do të zhvillohet Forumi i Miqësisë Kosovë-Mali i Zi, “Radovan Zogoviç”.
Ky forum, i organizuar me nismë të Shoqatës së malazezëve të Kosovës, me mbështetjen e Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Ministrive të Kulturës të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi do të trajtojë një gamë të gjerë të marrëdhënieve duke përfshirë ekonominë, kulturën dhe diplomacinë.
Një prej këtyre pikave të ndritura të historisë së përbashkët është njëri prej poetëve më të mëdhenj malazez, Radovan Zogoviç. Ai ka lindur në Mal të Zi, por ka jetuar në Kosovë, dhe në vitin 1932 ka shkruar për mizoritë e kryera nga ana e ushtrisë serbe kundër popullatës shqiptare në rajon.
Forumi i Miqësisë Kosovë– Mali i Zi, “Radovan Zogoviç”, organizohet për të shënuar raportet e mira fqinjësore ndërmjet dy shteteve në mënyrë që të shndërrohet në një platformë vjetore të shkëmbimeve. Në Forum marrin pjesë edhe deputeti Dritan Abazoviq dhe kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu.