Prishtinë: H.ULQINAKU U DEKORUA ME MEDALJE NGA PRESIDENTJA E KOSOVËS

Skrimtari Hajro Ulqinaku dje u dekorua me Medalje Presidenciale te Meritave, për vlera të larta letrare dhe veprimtari kulturore nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Ulqinaku lindi më 3 maj 1938 në Ulqin, Shkollën fillore dhe e ka mbaruar në vendlindje. Shkollën e mesme të mësuesisë (normalen) e ka kryer në Prishtinë. Është diplomuar në Beograd për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Me mbarimin e universitetit ai shërbeu për shumë vite në arsim në Mal të Zi e në Kosovë. Në vitet 1967/68 fillon të punoj si gazetar, fillimisht në Radio Prishtinën. Nga maji i vitit 1974, deri në përjashtim nga puna prej forcave policore serbe, më 5 korrik 1990, ishte redaktor i Redaksisë së Programit për Fëmijë në Televizionin e Prishtinës.

Aktualisht është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës, si dhe anëtar i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi.

Është shkrimtar i cili kryesisht shkruan prozë dhe poezi për fëmijë, ku motivi kryesor është deti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi