Me sugjerimin dhe rekomandimin e Komisionit për Shëndetësi dhe Mbrojtjen Sociale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili kohë më parë vizitoi Ulqinin, edhe ndër të tjera, u takua edhe me një grup të ish-punëtorëve të Republikës së Kosovës, qytetarë të Komunës së Ulqinit, shtetas të Malit të Zi duke u informuar me sfidat mbinjerëzore lidhur me realizimin e pensioneve të tyre të viteve dhe dekadave të punës në ish- shtetin e përbashkët. Të gjithë qytetarët e Komunës së Ulqinit,por edhe të zonave tjera ku banojnë shqiptarët në Malin e Zi,deri në fund të këtij muaji të sjellin te HILMI KOVAÇI, i cili punon në Komunën e Ulqinit, dokumentet valide si dëshmi e punës në ndërmarrjet dhe institucionet kosovare për të hartuar një listë sa më të saktë të ish-punëtorëve kosovarë, shtetas të Malit të Zi, për të kontrolluar listën ekzistuese edhe t u dorëzohet institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës. Zotri KOVAÇI, me propozimin e grupit që u takua me komisionin e lartpërmendur, është emruar përfaqësues juridik i këtyre pensionistëve.
Me këtë vendim është informuar Ambasada e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, si dhe komisioni respektiv parlamentar i Kosovës.Kryetarja e këtij komisioni, zonja Flora Brovina nëpërmjet e-mailit ka informuar Ibrahimm Berjashin se “me problemin tuaj e kemi njohtuar Ministrin Abrashi dhe ai tha se së shpejti do të marrë masa.Marrëveshja që e prezantuat nuk ishte e vlefeshme, por do të nënshkruhet një e re. Dhe kryesorja, u dakorduam se do të pranohen vitet e punuës, jo në bazë të të dhënave të Fondit të sigurimeve që nuk ekziston, po në bazë të dëshmive konkrete që keni”. Interesi i ish-punëtorëve kosovarë, shtetas të Malit të Zi është që sa më parë LISTA, me të gjitha të dhënat e duhura të dorëzohet në Prishtinë: fotokopje të librezës së punës, të letërnjoftimit, vendimeve që dispononi. Zotri Kovaçi e ka me vete një listë të hartuar më heret, por atë duhet ta kontrolloni, eventualisht ta plotësoni.