Prishtinë: KRYETARI I KOMUNËS SË PRISHTINËS BISEDOI ME HAJDINAGËN DHE HOXHËN

Në kuadër të prezantimit të ofertës turistike të Ulqinit në dy panaire të turizmit, të cilët këto ditë mbahen në kryeqytetin e Kosovës, kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama të premtën ka biseduar me drejtorin e Organizatës Turistike të Ulqinit Gzim Hajdinagën dhe nënkryetarin e Komunës së Ulqinit Astrit Hoxhen.
Ato uruan Ramën për emërimin dhe theksuan se ekziston potenciali i madh për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit i cili duhet të shfrytëzohet.
Rama tha se ai praktikisht është rritur në Ulqin dhe i gëzohet bashkëpunimit të ardhshëm në të gjitha fushat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…