Prishtinë: Kurti dhe Çobaj flasin për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Malit të Zi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua të premten me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Biseduan për zhvillimet në rajon, marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se gjatë takimit u theksua rëndësia e diplomacisë kulturore në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve.

Kurti falënderoi ambasadorin Çobaj për përkushtimin dhe angazhimin e tij në forcimin e raporteve dypalëshe dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Malit të Zi ndaj Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi