Mualimja nga Ulqini, Mihana Goga, mbrojti me sukses temën e masterit në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Para komisionit të profesorëve, në përbërje nga prof. ass. dr. Musa Vila (kryetar), prof. ass. dr. Sadik Mehmeti (anëtar) dhe prof. dr. Fahrush Rexhepi (mentor), mualimja jonë Mihana Goga, mbrojti me sukses temën e masterit “Trashëgimia kulturore – historike islame në Ulqin në shekullin XIX – XX”.
Fillimisht, para të pranishmëve, u bë një elaborim i shkurtër i temës nga kandidatja, e më pas anëtarët e komisionit dhanë edhe vlerësimet e tyre përkitazi me temën. Në fund, komisioni vlerësoi temën me notën maksimale, duke këshilluar që në të ardhmen ky punim të bëhet libër, që të jetë në duart e lexuesve.
Mualimes Mihana Goga i urojmë përfundimin e studimeve master, duke i dëshiruar shëndet, mbarësi dhe suksese edhe të më tutjeshme!








