Prishtinë: Rritja e bashkëpunimit në fushën e turizmit

IMG-1e626cb80a5d3b9e2f797ead0a52624f-VMinistri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe drejtorin e OT Fatmir Gjeka, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ministri Shala theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar që turizmin ta zhvillojmë edhe më shumë, që edhe qytetarët e rajonit të vijnë dhe ta vizitojnë Kosovën.

“Me krijimin e Departamentit të Turizmit ne po krijojmë politika të reja të zhvillimit të turizmit në Kosovë, kryesisht në vendet që janë të njohura. Po inkurajojmë zhvillimin e infrastrukturës që t’iu krijojmë kushte sa më të mira turistëve që vijnë nga vendet e rajonit për të parë bukuritë e vendit tonë. Besoj dhe shpresoj se bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Ulqinit nuk do të jetë më vetëm në një rrugë një kaheshe, por të bëhet një bashkëpunim reciprok dhe ta krijojmë një turizëm të kombinuar”, tha ministri Shala.

Ministri tha se gjatë verës shqiptarët ta vizitojnë bregdetin e Ulqinit, por gjithashtu edhe gjatë vjeshtës dhe dimrit, si: Rugova, Brezovica dhe Prevalla të vizitohen nga qytetarët e Ulqinit në mënyrë që turizmi të ketë një rritje graduale.

Po ashtu ministri i MTI-së me kryetarin e Ulqinit dhe drejtorin e OT Ulqin u dakorduan për eliminimin e ngarkesave në mes të dyjave vendeve për të rritur potencialin turistik Kosovë-Mali i Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer