Numri më i madh i qytetarëve të Ulqinit do të presin Vitin e ri 2016 në rrethin familjar dhe në shtëpitë e veta.
Një numër i Ulqinakëve ka udhëtuar jashtë shtetit, ndërsa disa përgatiten që vitin e ri kalendarik ta festojnë në sheshet dhe qytete tjera bregdetare.
Pritja e Vitit të ri do të organizohet edhe në disa lokale të Ulqinit. Në qendër të qytetit muzikë e gjallë do të jetë në “Cruiser”, “Studio 55” dhe “Charlie”, derisa mysafirët e hotelit “Grand” do ti argëtojë Dushica Grboviq.