Pritja e Vitit të ri: VIJON MARRËVESHJA ME SPONSORËT

Vitit i ri by gezim mavriqOrganizimi i pritjes së Vitit të ri 2015 në Ranë do të varet edhe nga mundësia e sigurimit të mjeteve për këtë qëllim nga ana e sponsorëve, mëson Portali UL-info.

Kështu, për shembull, thuhet se një të tretën e parave prej gjithsej 210 mijë euro sa do të shpenzohet në Budva i japin pikërisht sponsorët, një të tretën Organizata turistike, ndërsa një të tretën Komuna.

Ditët e ardhshme pritet që me këtë rast të kontaktohen operatorët e telefonisë celulare, Të Mirat detare, bankat, shtëpitë e sigurimit, Elektroekonomia e Malit të Zi, ndërsa ndërmarrjet hotelerike kanë shprehur gatishmërinë të marrinë pjesë në këtë projekt.

Vlerësohet se ardhja e këngëtares së njohur Ana Oksa do të ishte spektakël i vërtet për Ulqinin, sidomos nëse bëhet fushatë e mirë promovuese në Shqipëri dhe Kosovë.

Angazhimi i saj, përndryshe, është shumë më i lirë seç është rasti me yjet më të njohur të estradës nga këto hapësira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…