Para disa mijëra Ulqinak dhe mysafirë, kryesisht të rinj, koncertin i vitit të ri e ka përgatitur rok grupi i njohur nga Maqedonia “Elita 5”, me shumë ritme të mira dhe atmosferë të shkëlqyer.
Fishekzjarrët, të cilat filluan pak para numërimit të sekondave të fundit të vitit të vjetër, ishin shumë të bukura.
Përqafimet dhe dëshirat e mira janë dërguar njëri tjetrit, ndërsa zbavitëse ishte në restorantet dhe lokalet në afërsi, si dhe në Kala ku këndoj Nina Petkoviq dhe në disko të hotelit “Albatros” ku mysafirët i zbaviti Ramadan Krasniqi – Dani.
Shumica e Ulqinakëve Vitin e ri e priti në shtëpitë e veta, me tryezë modeste dhe programin e televizorit.