Në bisedë për “Pobjeda” liderët e disa partive politike në Ulqin kanë thënë që presin rezultat shumë më të mirë se në tetor të vitit 2010.
Kryetari i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq ka thënë që kjo parti shpreson në fitimin e mbi tre mijë votave, që është, siç tha, rreth 10 mandate.
Optimistë është dhe drejtuesi i Forcës së re demokratike Nazif Cungu. Ai thotë që në atë parti presin të përsërisin suksesin nga zgjedhjet e kaluara lokale dhe të “fitojnë 11 mandate, ndoshta dhe më shumë se kaq”.
Lideri i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka tha që pret rreth pesë mandate.
Kryetari i KK të partisë socialdemokrate Selim Resulbegoviq nuk ka fol për numrin e mandateve, por ka thënë që kjo parti do të ketë përkrahje më të madhe.