Probleme: DISA QINDRA SHTËPI PA RRYMË, SKUADRAT NË TERREN

shtegvashEra e fortë veriore, në momente me fuqi stuhie, e cila ditët e kaluara fryu në hapësirën e gjerë të komunës së Ulqinit, ka shkaktuar shumë probleme.

Kështu, për shembull, nga fuqia e erës erdhi deri tek shembja e shtyllave elektrike, kështu që disa qindra shtëpi kanë mbetur pa furnizim me rrymë elektrike, kryesisht në zonën e Anës së Malit.

Nga Elektroekonomia thonë se skuadrat janë në terren, por që do të duhet kohë e caktuar që rrjeti elektrik të sillet në gjendjen e mëparshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…