Çdo vit i njëjti muhabet, pasojat e njëjta, sjellja e njëjtë: në lajmin se dikush humbi jetën nga goditja e bagëtisë në magjistral, vetëm ulen krahët.
Rasti i fundit nga një sërë rastesh tragjike, para tre netëve, kur në Shtojin e epërm humbi jetën motoristi 48 vjeçar nga Tivari, ishte vërejtje e hidhur për të gjithë ne.
Tani ndoshta është e qartë se diçka e tillë nuk mund të tolerohet më tej! Nga një vend turistik, siç është Ulqini, në botë nuk mund të shkojë lajmi se në sezon dikush humb jetën nga goditja e bagëtisë në një rrugë jashtëzakonisht frekuente.
Përndryshe, këto kafshë të dobishme nuk kanë faj! Edhe ato me atë rast ngordhin ose lëndohen rëndë.
Po ashtu, askush nuk ka iluzion se një problem i tillë, që zgjat kaq shumë, do të zgjidhet me shkrime, apele ose kërcënime. Këtu është i nevojshëm një aksion urgjent, i fuqishëm dhe i koordinuar i të gjithë organeve shtetërore në mënyrë që të ndërpritet zinxhiri i fatkeqësive të njerëzve të pafajshëm.
Në të kundërt, edhe muajt dhe vitet e ardhshme do të kemi fotografi të njëjta nga kjo rrugë. E kjo nuk i nevojitet askujt.