Procesi i digjitalizimit: PËRVOJA E LITUANISË SHEMBULL PËR BALLKANIN

Qeveria e Malit të Zi e përcaktoi digjitalizimin, respektivisht krijimin e administratës elektronike, si prioritetin kryesor në të gjitha dokumentet e veta strategjike. Në këtë mënyrë tentohet të nxitet aplikimi i aftësive digjitale, qasje më e mirë në institucionet publike, si dhe edukim i vazhdueshëm i qytetarëve.

Me këtë qasje qeveria synon të sigurojë funksionimin më transparent, më të shpejtë dhe më ekonomik të administratave lokale, jo vetëm për të kursyer para për letër, por edhe për të kursyer kohën e qytetarëve që kalojnë para sporteleve.

Kryeministri Dushko Markoviq vlerëson se digjitalizimi është parakusht i rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë dhe shoqërisë moderne. “Është arritur progres i konsiderueshëm, në nxitjen e zhvillimit të inovacionit, zhvillimin e e-administratës, qasjes në internet me brez të gjerë (broadband), digjitalizimin e proceseve të punës në ekonomi. Ky është më i miri investim në të ardhmen”, është i bindur kryeministri i Malit të Zi.

Siç shton ai, Mali i Zi, me përkrahjen e Komisionit Evropian dhe në kuadër të Procesit të Berlinit, në mënyrë aktive punon për realizimin e qëllimeve të përcaktuara me Agjendën Digjitale të Ballkanit Perëndimor.

Ilustrimi 1

Ky projekt u iniciua vitin e kaluar me qëllim që të përmirësohet përditshmëria e qytetarëve në Evropën juglindore. Kështu për shembull, pjesë e kësaj agjende është edhe ideja e zvogëlimit të tarifave për roming në vendet e rajonit.

“Mirëpo, njerëzit lidhen në nivel më të thellë se makineritë dhe ato janë ‘damari zhvillimor’ i këtij revolucioni”, pohon sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), me seli në Sarajevë, znj. Majlinda Bregu.

Njëkohësisht, Komisioni Evropian krijoi programin Evropa Digjitale me buxhet të përgjithshëm prej mbi nëntë miliard euro për të zhvilluar dhe mbështetur transformimin digjital të shoqërive dhe ekonomive evropiane. Parashikohet se në një të ardhme të afërt, për gati 90 për qind të vendeve të punës, do t’ju duhet të keni aftësi të caktuara digjitale.

Ilustrimi 2

Rasti i Lituanisë ndoshta e ilustron më së miri rëndësinë e këtij ndryshimi. Për vite të tëra Lituanezët e rinj dhe të arsimuar e braktisën vendin e vet – në kërkim të perspektivës dhe jetës më të mirë. Atëherë qeveria lituaneze e kuptoi që e ardhmja bazohet në digjitalizim. Të dhënat vërtetojnë se Lituania arriti të ndalojë ikjen e trurit.

Barometri i Ballkanit për vitin 2020 tregon se 80 për qind e menaxherëve në Ballkanin Perëndimor konsiderojnë se aftësitë digjitale janë shumë të rëndësishme për punë, ndërsa 55 për qind e kompanive në rajon sigurojnë forma të ndryshme edukimi për të avancuar aftësitë digjitale të punëtorëve të vet.

Përndryshe, kryeministri Markoviq shpreson se BE-ja do të njoh përpjekjet e Malit të Zi “i cili me përkushtim punoi për përmbushjen e kritereve përfundimtare për përmbylljen e kapitullit të 10 negociues – Shoqëria e informacionit dhe media.


Teksti u hartua në kuadër të projektit “ZËRI IM NË KOMUNËN TIME”, të cilin e realizon OJQ Horizonti i Ri në partneritet me OJQ “Ul info” dhe Bibliotekën e Qytetit – Ulqin. Projekti mbështetet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi, në kuadër të programit “e- Demokracia – merr pjesë, propozo, ndrysho”, në fushën e reformës së administratës publike. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimet e donatorit.Projekat, Projekti, Logo, Disclaimer

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer