Gjykatësja e departamentit special të Gjykatës së Lartë, Ana Vukoviq të hënën nuk e pranoi marrëveshjen për pranimin e fajit të cilën ish-sekretari për veprimtaritë komunale dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor të Komunës së Ulqinit, Mustafa Gorana, e ka nënshkruar me Prokurorinë Speciale Shtetërore, shkruan Vijesti.
Sipas marrëveshjes me Prokurorinë, i pandehuri Gorana pranoi pjesëmarrjen në punësimin e paligjshëm të 84 personave në Komunën e Ulqinit.
Mbrojtësi i Goranës, avokati nga Podgorica Zoran Piperoviq, pohoi për “Vijesti” se për vendimin e gjykatës e njoftoi klienti.
“Nëse është kështu, atëherë për mua është tërësisht e paqartë dhe e papritur”, komentoi Piperoviq, duke thënë se diç më shumë për këtë temë mund të thojë kur ta fitoi vendimin e gjykatës.