Produkte gastronomike nga Ulqini: ULLINJTË DHE VOJI I ULLINIT – PJESË TË DOMOSDOSHME E KUZHINËS ULQINAKE

Magjia, e kaluara dhe pasuria e rajonit të Ulqinit shpesh mund të ndihet dhe përjetohet shumë më mirë duke konsumuar specialitetet dhe produktet gastronomike të Ulqinit sesa duke lexuar ose folur për trashëgiminë kulturore, spiritualitetin ose figurat të famshme nga historia e gjatë e kësaj zone.

Ullinjtë dhe voji i ullinit janë një pjesë thelbësore e kuzhinës së Ulqinit. Ato gjithmonë kanë qenë ushqim dhe ilaç, por edhe produkte që mundësuan një jetë të mirë për të gjithë ata që zotëronin mbi 100 pemë të kësaj bime të bekuar.

Në Ullishtën e Ulqinit, në kompleksin më të madh të ullinjve qindravjeçarë në Adriatik, ka mbi 86,000 pemë, nga të cilat rreth 350 familje ulqinake kanë siguruar jetesën e tyre për shekuj me radhë. Ullini, ashtu si deti, lumi Buna dhe fushat pjellore, konsiderohej si ushqyesit të popullit të Ulqinit. Kur banorët e Ulqinit donin t’u bënin nderë mysafirëve të tyre, i çonin në një turne në Ullishtë.

Ajo është veçanërisht e bukur në vjeshtë, posaçërisht kur është e viti i vjeljes i begatë, si ky. Sepse, mbas sezonit turistik gjithçka përreth është e qetë, dhe duket sikur jeta në këtë qytet është zhvendosur midis pemëve të ullinit. Gjithçka është në lëvizje. Nga trupat e mbledhësve te gjethet e ullinit që luajnë në erë dhe pemët e bukura që kërcasin pak. Sikur po përpiqen të thonë diçka për historinë e tyre të gjatë.

Ulliri më i vjetër është mbjellë në shekullin e 2-të pas Krishtit, ose është mbi 1,900 vjeçar.

Rregulli është se sa më të vjetra të jenë pemët e ullinit, aq më e mirë është cilësia e vojit prej tyre dhe aq më i shtrenjtë është në treg. Kjo është arsyeja pse voji i Ulqinit ishte gjithmonë i shtrenjtë dhe eksportohej në qytetet e Adriatikut, por edhe në brendësi të Ballkanit.

“Voji nga varieteti ynë – vajuku, është me cilësi të jashtëzakonshme, por vetëm me kusht që frutat e ullinit të jenë të shëndetshëm, të mblidhen herët, të përpunohen shpejt në një temperaturë më të ulët se 28 gradë Celsius dhe që voji të ruhet në kushtet e duhura”, thekson një nga ekspertët tanë më të mirë të kultivimit të ullinit, Qazim Allkoviq.

Të dhënat nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tregojnë se konsumi mesatar i vojit të ullinit për frymë në Mal të Zi është më pak se një litër, që është, për shembull, 20 herë më pak se në Greqi ose 11 herë më pak se në Itali dhe Spanjë.

Prandaj tani është koha e duhur për plantacione të reja ullini, një rritje të prodhimit të vojit dhe zhvillimin e kultivimit të ullinit ose oleoturizmit, si një degë e re e zhvillimit të qëndrueshëm turistik në Ulqin dhe Mal të Zi. Sepse ullinjtë dhe voji i ullinit janë tradita jonë, por edhe e ardhmja jonë.

 

Ky tekst u krijua në kuadër të projektit “Shijet e Ulqinit” për një kuptim më të mirë“, për të cilin u siguruan fonde përmes Programit “Së Bashku për të Mirën e Përbashkët” – “Forcimi i besimit të qytetarëve në institucione dhe ndërtimi i komuniteteve rezistente”, i cili zbatohet nga UNDP, UNICEF dhe UNESCO, në bashkëpunim me Qeverinë e Malit të Zi. Mbështetja për OJQ-të dhe grupet joformale për zbatimin e iniciativave ofrohet nga “Juventas”. Programi financohet nga Fondi i Ndërtimit të Paqes i OKB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi