Kryetarja e qendrës për hulumtime geneologjike afro-amerikane Paula D. Royster vjen të dielën në Ulqin.
Ajo është lider në përkushtimin e Qendrës në zbulimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e historisë së diasporës afrikane, ndërsa arsyeja e vizitës së saj është dëshira të njoftohet dhe të hulumtoj historinë e familjeve të Zezakëve nga Ulqini të cilët janë me prejardhje nga Afrika, e të cilat kanë jetuar ose jetojnë në Ulqin.
Gjatë qëndrimit gjashtëditor në Ulqin Royster do të flas me shumë krijues të spikatur letrar të cilët kanë shkruar për Zezakët, si dhe të vizitoj vendet në të cilët ato janë mbledhur kryesisht.
Të enjten, në ora 19, në Galerinë e Qendrës kulturore, ajo do të mbajë ligjëratë “Afrika e shpërndarë – krijimi i Amerikës më të përsosur”.
Organizatorët e qëndrimit të saj në Ulqin janë OJQ “Horizonti i ri”, Portali “UL-info”, Komuna e Ulqinit dhe Ambasada e SHBA në Podgoricë.