Mbrojtës i qytetit të Ulqinit në perandorinë Osmane ishte hasreti Nuhi (Noa).
Ky fenomen në rrafshin simbolik gjithsesi ishte i lidhur me varkën e njohur të Noes, në të cilën shpëtojnë mbas përmbytjes dhe është shembull i unitetit të njerëzve.
Besohet që varka është ndaluar në malin Xhudij (Ararat?) më 10 muharrem (muaji i parë sipas kalendarit islam). Nga kjo është e kuptueshme pse në Ulqin tash 500 vite kremtohen festat e muharremit, ndërsa specifik në këtë muaj është përgatitja e ashureve. Kjo ëmbëlsirë prej llojeve të ndryshme të pemëve dhe perimeve është bërë specialitet i Ulqinit.









