PROGRAME DHE PROJEKTE PËR MBËSHTETJEN E TË RINJVE NË PROCESIN E PUNËSIMIT

Shkalla e të rinjve në Ballkanin Perëndimor që nuk punojnë dhe nuk shkojnë në shkollë është 35% dhe paraqet dyfishin e mesatares së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas sondazhit për punësimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor të kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në vitin 2021, kjo shkallë në Mal të Zi është 36%.

Mbështetur mbi këto dhe të dhëna tjera të institucioneve relevante, Qeveria e Malit të Zi përcaktoi Programin Mbështetës për Punësimin e të Rinjve në vitin 2022. Krahas programeve të tjera ekonomike që synojnë mbajtjen e të rinjve në Mal të Zi, janë krijuar masa të veçanta mbështetëse për punësim që do t’u japin atyre mundësinë të studiojnë, të avancojnë dhe të gjejnë një punë në vendin e tyre.

Duke i vlerësuar të rinjtë si resursin më të madh dhe punësimin si mekanizëm kyç për integrimin e suksesshëm të të rinjve në shoqëri, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka krijuar Masat për të Rinjtë: Programi për Mbështetjen e Punësimit të të Rinjve. Si pjesë e përpjekjeve për harmonizimin e ofertës dhe kërkesës në tregun e punës, programi ka për qellim që duke rritur njohuritë, aftësitë dhe kompetencat kyçe, të ndikojë në punësueshmërinë dhe punësimin e të rinjve, veçanërisht atyre që janë të pa favorizuar në tregun e punës.

Programi bazohet në pesë masa të cilat do të kontribuojnë në krijimin e parakushteve për zbutjen e pasojave negative të shkaktuara nga papunësia e zgjatur e të rinjve dhe është i orientuar drejt arritjes së një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Ky program do të sigurojë harmonizim më të madh ndërmjet arsimit dhe tregut të punës përmes bashkëpunimit ndërinstitucional, do të përmirësojë dhe do të krijojë programe dhe zgjidhje të reja ligjore, me masa të hartuara posaçërisht për të rinjtë me aftësi të kufizuara.

Është veçanërisht e rëndësishme të theksohet se ky program është një pararendës i prezantimit të programit “Garancia për të rinjtë” në Mal të Zi, të cilin vendet anëtare të BE-së po e zbatojnë me sukses për gati një dekadë, për të mbështetur kalimin më të lehtë të të rinjve nga bota e arsimit apo nga papunësueshmëria në botën e punës. Mali i Zi u angazhua për zbatimin e programit “Garancia për të rinjtë” në mbledhjen ministrore më 8 korrik 2021, bazuar në Planin Ekonomik dhe Investues i BE-së për Ballkanin Perëndimor, nga tetori i vitit 2020.

Programi për Mbështetjen e Punësimit të të Rinjve do të përmirësojë sistematikisht pozicionin e tyre duke iu siguruar mundësi mësimi dhe duke ofruar mbështetje aktive për të rritur punësueshmërinë dhe punësimin e tyre, si pjesë e përpjekjeve më të gjera për të nxitur rritje të qëndrueshme ekonomike, punë të denjë dhe një shoqëri gjithëpërfshirëse plot mundësi.

Kontribut të rëndësishëm në aftësimin e të rinjve për tregun e punës jep dhe projekti ndërkufitar “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësi karriere në sektorin e turizmit” i cili mbështet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi – Shqipëri.

Projekti tashmë ka përfshirë më shumë se njëqind të rinj (16-18 vjeç) nga Ulqini dhe Shkodra, duke synuar ngritjen e kapaciteteve, krijimin e mundësive ekonomike dhe rritjen e konkurrencës së tyre në punësim në tregun lokal dhe rajonal.

Në kuadër të këtij projekti, gjatë këtij viti do të realizohen aktivitete të shumta si: inicimi, përmirësimi dhe aplikimi i kurseve profesionale në bashkëpunim me bizneset lokale, organizimi i panairit ndërkufitar të punësimit të të rinjve në sektorin e turizmit që do të mbahet në Ulqin; mbështetja e pesë planeve më mira të biznesit që do t’i punojnë të rinjtë e përfshirë në projekt, hartimi i planit social për punësimin e të rinjve si dhe disa vizita studimore e ngjarje publike.

Ky shkrim publikohet në kuadër të projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve në Shqipëri dhe Mal të Zi për mundësitë e karrierës në sektorin e turizmit” i cili realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian: Programi IPA II për Bashkëpunim Ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020. Projekti bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike, Shoqërisë Digjitale dhe Medias. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e OJQ Horizonti i Ri dhe nuk pasqyron detyrimisht pikëpamjet e donatorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi