Programi: 2014/15 PROFESIONALISHT U AFTËSUAN 94 PERSONA

 

Carshia Ulqin, Carsija Ulcinj, Kaldrma, KalldramiNga e hëna, më 26 tetor 2015 personat me arsim të lartë të cilët ndodhen në evidencën e Entit për punësim të Malit të Zi dhe të cilët nuk kanë eksperiencë pune në nivel të caktuar arsimor munden deri më 26 nëntor të vitit 2015 të lajmërohen për Programin e aftësimit profesional në mënyrë që të aftësohen tek punëdhënësi i zgjedhur në periudhën prej nëntë muajsh, njoftohet nga ky institucion.

Siç theksohet, me realizimin e këtij programi personat me arsim të lartë të marrë munden që mbas arsimimit formal të avancojnë aftësitë e veta, marrin dijet praktike dhe eksperiencën e punës dhe në atë formë të bëhen më konkurrues në tregun e punës.

Në programin 2014/15 të aftësimit profesional nga Ulqini, i cili përfundoi para 12 ditësh, morën pjesë 94 persona me arsim të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi