Pas mbajtjes së aktiviteteve përgatitore, Ditëve informuese/Forumeve për kërkimin e partnerëve për projekte në Pejë me 27 dhjetor të vitit 2018 dhe në Podgoricë me 11 janar të vitit 2019,Drejtoria e Financës dhe Kontraktimit për Asistencën e Fondeve të BE (CFCU) pranë Ministrisë së Financave në Malin e Zi, publikoj Thirrjen e dytë për projekt-propozimeve në kuadër të programit BNK Mal i Zi – Kosovë 2014-2020.Shuma indikative e vënë në dispozicion për këtë thirrje është 2,040,000.00 euro. Thirrja është e hapur për prioritetet tematike (PT) që vijojnë:
* PT 1 – Promovimin e Punësimit, lëvizshmëria e krahut/ofertës së punës dhe përfshirjes kulturore dhe sociale përmes kufirit;
* PT 2 – Inkurajimi i Turizmit, Kulturës dhe Trashigimisë Natyrore.
Për më shumë informacion në lidhje me këtë thirrje mund të gjeni në faqen e internetit të Sekretariatittë Përbashkët Teknik i IPA Programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë 2014-2020: https://cbc-mne-kos.org/sq/u-publikua-thirrja-e-dyte-per-projekt-propozime-ne-kuader-te-programit-bnk-mal-i-zi-kosove-2014-2020/








