Me rastin e Draftit te Vendimit për Buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2024, organizohet shqyrtim publik i cili do të zgjasë 15 dite..
Shqyrtimi publik fillon me datën 06 Nëntor dhe përfundon me 21 Nëntor te vitit 2023.
Draft vendimi do tëpublikohet ne ueb faqen e Komunës së Ulqinitwww.ul-gov.me.
Shqyrtimi publik do të mbahet sipas këtij plani :
AKTIVITETET | KOHA | VENDI |
Tryezë e rrumbullakët me sektorin civil dhe shoqatat joqeverirate | 10.11.2023 me fillim nga ora 13:00 | Komuna e Ulqinit
Kati i II Salla e vogël |
Tryezë e rrumbullakët me Bashkësitë lokale | 15.11.2023 me fillim nga ora11:00 | Komuna e Ulqinit
Kati i II Salla e vogël |
Tryezë e rrumbullakët me institucionet arsimore | 15.11.2023 me fillim nga ora 13:00 | Komuna e Ulqinit
Kati i II Zyrja e sekretariatit për Financa dhe Buxhet |
Tryezë e rrumbullakët me klubet sportive dhe institucionet kulturore | 16.11.2023 me fillim nga ora 13:00 | Komuna e Ulqinit
Kati i II Salla e vogël |
Debati Qendror publik | 17.11.2023 me fillim nga ora 18:00 | Salla e Kuvendit Komunal |
Emision special për draft vendimin e Buxhetit | 21.11.2023 | TV |
Shqyrtimi publik do të mbahet nga Sekretariati për Financa dhe Buxhet.
Propozimet, mendimet vërejtjet dhe sugjerimet të dorëzohen me shkrim në adresën: Sekretariati per Financa dhe Buxhet i Komunës se Ulqinit, Bul. Gj.K. Skenderbeu ose në formë elektronike në e-mail: finance@ul-gov.me,deri në afatin e shqyrtimit publik.
Sekretariati per Financa dhe Buxhet do t’i shqyrtojë propozimet, vërejtjet dhe sugjerimet e pjesemarrësve në debatin publik dhe do të pregadisë Raportin mbi debatin publik.
Me nderime,
SEKRETAR,
Arian Murati