Projekti: EUROPA SOT NË ULQIN

alberto kamarataFushata për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve rreth përparësive të integrimeve europiane, anëtarësisë në BE dhe implementimit efikas të vlerave, politikave dhe standardeve europiane”, janë qëllimet e projektit të cilin Eko-qendra Delfin nga Kotorri po zhvillon me përkrahjen e BE-së.

Nën prizmin e vlerave evropiane sot në Ulqin për këtë do të flasin me përfaqësuesit e Delegacionit të BE-së në Podgoricë drejtuesit e komunës, shoqërisë civile dhe sektorit të biznesit.

Në kuadër të projektit në Ulqin po zhvillohet programi edukativ rreth BE-së për shkollat e mesme.

Me këtë rast mbrëmë në “Pallatin e Ballshajve” në Kala është mbajtur kokteji në të cilin kanë folur zëvendës shefi i Delegacionit të BE-së në Mal të Zi Alberto Kamarata dhe kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi