Këto ditë ka filluar hulumtimi i gjitarëve dhe breshkave të detit në pjesën më jugore të detit Adriatik i cili i takon Shqipërisë.
Këto hulumtime organizohen në kuadër të Net Set programit dhe do të zgjasin një muaj, tha për radio Skala të Kotorrit dr Mirko Gjuroviq, drejtori i institutit të biologjisë së detit.
Bëhet fjalë për hulumtimin e sasisë dhe llojeve të delfinëve në zonën e Shqipërisë dhe krahasimin e këtyre delfinëve me ato tashmë të identifikuarit në pjesën veriore të Adriatikut.
Qëllimi i tërë hulumtimit është mbrojtja e gjitarëve të detit, si dhe të shihet migrimi i delfinëve, sa ka dhe a janë të shumtë në Adriatikun jugor dhe verior.