Ullishtarët e Ulqinit dhe Tivarit kanë filluar një projekt interesant i cili duhet të përcaktojë trungjet më të vjetra të kësaj bime të shenjtë në këtë regjion tradicional të ullishtarisë.
Është dërguar ftesa të gjithë ullishtarëve që në dy javët e ardhshme të japin sugjestionet e veta gjegjësisht informatat për ullinjtë me perimetrin e trungut mbi pesë metër dhe me majën më të madhe të pemës.
25 ullinjtë e zgjedhur në shtator do ti nënshtrohen ekspertizës së ekspertëve eminent nga Turqia të cilët sipas metodës më të re, pa prishje, do të vërtetojnë vjetërsinë e tyre.
Këtë projekt e financon BE dhe UNIDO (Organizata e Kombeve të bashkuara për zhvillim industrial).