Deri në vitin 2020 në Shqipëri do të mbillen 20 milion rrënjë ullinj, ndërsa vetëm këtë vit 1.3 milion, ka lajmëruar qeveria e Shqipërisë.
Në këtë punë të madhe zyrtarëve dhe bujqve shqiptarë financiarisht, teknikisht dhe në mënyrë kadrovike më së shumti i ndihmojnë Amerikanët dhe Japonezët, derisa qeveria e Shqipërisë edhe vet jep stimuj të mëdha: 1500 euro për hektar të mbjedhur dhe 65 cent për litër të prodhuar të vajit ekstra të virgjër të ullirit.
Që në këtë projekt punohet shumë seriozisht dëshmon fakti se Instituti për ullishtari në Vlorë ka ndërmarr kontrollin mbi të gjithë fidanët, si të atyre që prodhohen në vend ashtu edhe të atyre që importohen.